Showbiz

Jennifer Garner flet rreth vështirësive që pati pas divorcit nga Ben Affleck

Jennifer Garner

Jennifer Garner

Foto: Associated Press

Aktorja e njohur, Jennifer Garner, ka bërë disa komente në lidhje me vështirësitë e divorcit nga ish-burri i saj, aktori e regjisori, Ben Affleck.

Garner është ndarë nga Affleck, me të cilin ka dy fëmijë, në vitin 2015, dhe ka pranuar se nuk  mund t'i duronte thashethemet e spekulimet rreth jetës së saj personale, sepse po kalonte periudhë tejet të vështirë për shkak që ishte duke humbur “partneritetin e vërtetë”.

Jennifer Garner fotografuar nga Nino Munoz për Marie Claire UK

“Nuk më shërben të merrem me thashethemet për veten a për dikë tjetër, aq më pak për fëmijët e mi, prandaj nuk e bëj. Duhet të jesh i mençur rreth gjërave që mundesh e s’mundesh t’i durosh, dhe nuk mund t’i duroja thashethemet e spekulimet. Ndarja e vërtetë e familjes ishte vërtetë e vështirë. Humbja e një partneriteti e një miqësie shumë të mirë, ishte e vështirë”, ka thënë aktorja për versionin britanik të revistës Marie Claire.

Jennifer Garner fotografuar nga Nino Munoz për Marie Claire UK

53-vjeçja ka thënë se ka gjetur ngushëllim te miqtë e familjarët kur u nda nga aktori.

Jennifer Garner fotografuar nga Nino Munoz për Marie Claire UK

“Bëj shumë përpjekje të takohem me njerëzit e mi të afërt sa më shumë që të jetë e mundur, sepse kjo ka rëndësi. Aty qëndron aftësia për tu ripërtërirë, te lidhjet me njerëz me ata që ta mbajnë dorën për t'i tejkaluar problemet”, ka thënë Garner.

Jennifer Garner fotografuar nga Nino Munoz për Marie Claire UK

Ylli I filmit “13 Going 30” ka thënë se është mirënjohëse që bashkë me Affleckun kanë arritur të jenë miq dhe e kanë gjetur mënyrë për të bashkëprindëruar, duke ju falënderuar kalimit të kohës.

“Ka shumë gjëra në jetën time që më befasojnë. Që ende punoj, që jam ende gjallë, që fëmijët i kam të shëndoshë, që lidhjet e mija të punës, të cilat janë pothuajse si lidhje familjare, janë ende të njëjtat që 20 a 30 vjet, por edhe më të pasura, më të thella e më të forta. Gjithçka është dhuratë”, ka thënë ajo.

Aktorja tutje ka thënë se ndihet shumë falënderuese për punën, e cila i ka dhënë mundësinë që të njihet me këta njerëz.

Jennifer Garner fotografuar nga Nino Munoz për Marie Claire UK

Ajo ka thënë se "të gjitha gratë duhet ta kuptojnë se koha është mundësia për tu shëruar, për të falur, për ta vazhduar jetën tutje e për të gjetur mënyra të reja për t’u bërë miq, me ata që nuk i konsideroje të tillë".