Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ish-bashkëshorti i Britney Spearsit mbetet pa punë

Aktori Sam Asghari ka mbetur pa punë pasi u shkurorëzua nga princesha e muzikës pop Britney Spears. Në fillim të këtij viti, ai përfundoi xhirimet e një roli të vogël në serialin “Special Ops: Lioness”. Megjithatë, ngjarja e tapetit të kuq u anulua për shkak të grevës së aktorëve të Hollywoodit, “SAG-AFTRA”, e cila po vazhdon ende.

Edhe pse aktori 29-vjeçar është ende në kërkim të ndonjë roli të madh, burimet konfirmojnë se ai është “i papunë” ndërsa greva vazhdon.

Burimet i thanë TMZ se ish-trajneri personal nuk ka në plan të vazhdojë të punojë në “Royal Personal Training” në Los Angeles, që është vendi ku ai ka punuar kur është zgjedhur për të marrë pjesë në videon muzikore “Slumber Party” të yllit të popit në vitin 2016. Ai filloi të dilte me Britneyn menjëherë pas klipit.

Burimet i thanë shtypit të hënën se ai dëshiron të vazhdojë karrierën si aktor dhe ndoshta edhe si prezantues nëpër televizione gjithashtu. “Për momentin nuk po ndodh shumë dhe është e paqartë se çfarë planifikon të bëjë ai deri sa të përfundojë greva”, ka thënë burimi.

Duket se Semit nuk do t’i duhet të shqetësohet për para akoma, pasi Britney në fakt është ajo që paguan qiranë e tij. Të martën, më 22 gusht, një burim i tha “Page Six” se aktori ishte transferuar në ndërtesën “Ten Thousand” në Los Angeles.

Qiratë kushtonin nga 10 mijë dollarë deri në 65 mijë në muaj, por TMZ raportoi se Sam kishte arritur në fakt të merrte një apartament të cilësisë së lartë për çmimin e një njësie standarde. U konfirmua gjithashtu se është me të vërtetë Britney që paguan 10,000 dollarë në muaj për qiranë e tij pas divorcit.

Artikuj të ngjashëm