Showbiz

Fansat ia dërgojnë policinë në shtëpi Britney Spearsit

Britney Spears duket se ka fansa të zellshëm pasi kanë vendosur t’ia dërgojnë policinë në shtëpi këngëtares së famshme.

Ikona e pop-it 41-vjeçare e cila së fundmi e ka mbyllur sërish llogarinë e saj në Instagram, shkroi në Twitter rreth vështirësisë së saj për ta ruajtur privatësinë.

Ajo u ankua se po ngacmohej dhe po bullizohej.

Këngëtarja ka shkruar në Twitter se policia i kishte shkuar te shtëpia për t’u siguruar për mirëqenien e saj. Raportohet se ajo ishte parë në fillim të këtij muaji në një restorant, duke kaluar një krizë me bashkëshortin, Sam Asghari, 28 vjeç. Kjo ishte arsyeja pse dyshohet se fansat kanë kërkuar nga Policia që ta vizitojë atë.

Në kontrast me postimet e saj të zakonshme në Instagram, deklarata e Spears në Twitter ishte jashtëzakonisht e matur dhe e rezervuar.

"Siç e dinë të gjithë, policia u thirr në shtëpinë time në bazë të disa telefonatave shaka. I dua dhe i adhuroj fansat e mi por këtë herë gjërat shkuan pak më larg dhe privatësia ime u pushtua. Policia nuk hyri asnjëherë në shtëpinë time dhe ata u larguan menjëherë pasi nuk panë asnjë problem", ka shkruar Spears.