Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Britney Spears e shqetësuar në restorant kur sheh klientët duke e fotografuar

Britney Spears

Britney Spears bëri një veprim jo të zakonshëm në një restorant të premten mbrëma, shkroi TMZ të dielën.

Teksa po darkonte me bashkëshortin e saj, Sam Asghari, këngëtarja me famë botërore bëri një veprim të papritur kur pa klientët e tjerë që po e fotografonin dhe incizonin.

Nga videoja e publikuar në media, shihet Britney duke tentuar ta mbulojë fytyrën e saj me një meny për të mos u ndjerë e shqetësuar nga telefonat që i ishin drejtuar.

Sjellja e saj pas disa momentesh është bërë më e çrregullt. Sipas dëshmitarëve brenda restorantit, ajo filloi të bërtiste, gjë që detyroi bashkëshortin e saj të dilte jashtë.

Pak qaste më vonë, u largua edhe vetë ylli i muzikës pop bashkë me truprojën e saj, i cili u kthye më pas për ta paguar faturën.

Edhe Fansat ia dërgojnë policinë në shtëpi Britney Spearsit Showbiz Fansat ia dërgojnë policinë në shtëpi Britney Spearsit

Kohë më parë Britney ka zbuluar se është diagnostikuar me çrregullim bipolar.