Prokurorët në Kaliforni kanë ngritur aktakuzë ndaj Britney Spearsit pas arrestimit të saj muajin e kaluar me dyshimin se ka vozitur nën ndikim të substancave.
Ylli i pop-it përballet me një akuzë për kundërvajtje për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit ose drogës. Ajo u arrestua më 4 mars në një autostradë në jug të Kalifornisë, pasi policia tha se ajo po ngiste veturën në mënyrë “të çrregullt dhe me shpejtësi të lartë”.
Spears, 44 vjeçe, thuhet se më pas është vetëregjistruar në një qendër rehabilitimi, raportoi BBC.
Paraqitja e saj në gjykatë është caktuar për të hënën e ardhshme në mëngjes, por ajo nuk është e detyruar të jetë fizikisht e pranishme, pasi bëhet fjalë për një akuzë të lehtë.
Prokuroria sqaroi se një akuzë e tillë zakonisht nuk sjell burgim kur nuk ka aksident apo lëndime dhe kur personi nuk ka histori të mëparshme të ngjashme.
Në raste të tilla, prokurorët zakonisht lejojnë të pandehurit të pranojnë fajësinë për një akuzë më të lehtë si “drejtim i pakujdesshëm i automjetit nën ndikimin e alkoolit/drogës”.
Edhe
Britney Spears arrin marrëveshje gjyqësore pas arrestimit për vozitje nën ndikim të alkoolit
Ky opsion do t’i ofrohet edhe Spearsit, ka thënë Joey Buttitta nga zyra e prokurorit.
Britney Spears është një nga yjet më të suksesshëm të muzikës pop, me hite si Baby One More Time, Toxic, Everytime, Gimme More, Womanizer dhe Stronger.