Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ish-bashkëshorti i Britney Spearsit: Ajo është shtypur si gratë iraniane

Britney Spears dhe Sam Asghari

Britney Spears dhe Sam Asghari

Foto: Associated Press

Ish-bashkëshorti i Britney Spearsit, Sam Asghari, ka folur pas arrestimit të këngëtares për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit (DUI), duke thënë se ajo është përballur me shtypje të ngjashme me atë që përjetojnë shumë gra në Iran.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në një intervistë në emisionin Piers Morgan Uncensored, aktori 32-vjeçar ka thënë se e mbështet ish-bashkëshorten dhe se gabimet janë pjesë e jetës, ka raportuar Page Six.

Emisioni ku në minutën 54:22 Ashari pyetet për Spearsin.

“Mos i dilni kundër. Të gjithë bëjnë gabime”, ka thënë ai.

Asghari, i cili ka lindur në Iran, ka thënë se përvoja e grave atje ka ndikuar shumë në mënyrën si i sheh çështjet e lirisë dhe të drejtave.

“Duke ardhur nga Irani dhe duke parë se si shtypen gratë, kjo është diçka që më ka mbetur në mendje tërë jetën”, ka thënë ai.

Producenti ka shtuar se, pa e krahasuar drejtpërdrejt situatën, mendon se edhe Spears ka përjetuar një lloj shtypjeje nga njerëz që kanë përfituar prej saj.

“Në një mënyrë, pa e krahasuar situatën, edhe ajo është shtypur nga shumë njerëz që kanë përfituar prej saj dhe në një farë mënyre ka përjetuar gjëra të ngjashme me ato që përjetojnë gratë në Iran”, ka thënë ai.

Asghari ka theksuar se e admiron ish-gruan dhe se e di sa shumë ka luftuar ajo.

“E kam parë me çfarë përballet. Ani pse ishim të martuar vetëm një vit, kemi qenë bashkë shtatë vjet, kështu që respekti dhe vlerësimi im për të do të mbeten gjithmonë”, ka thënë ai.

Aktori ka shtuar se beson se këngëtarja ka nevojë për privatësi për t’u rikuperuar.

“Nëse ajo ka bërë një gabim, mendoj se është një grua e fortë dhe mund të rikthehet nga kjo”, ka thënë Asghari.

Kur moderatori Piers Morgan e pyeti nëse ende komunikon me Spearsin, ai nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë.

“Unë gjithmonë festoj të kaluarën. Kur një gjë përfundon, e vlerësoj dhe e mbaj mend gjithë jetën. I uroj vetëm më të mirat”, ka thënë ai.

Spears dhe Asghari nisën lidhjen në vitin 2016, u fejuan në vitin 2021 dhe u martuan në vitin 2022. Ata u ndanë në verën e vitit 2023 dhe divorci u finalizua në muajin maj të vitit 2024.

Këngëtarja u arrestua më herët këtë muaj në Kaliforni pasi u ndalua nga policia rrugore me dyshimin se po drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit. Ajo u lirua disa orë më vonë nga burgu në qarkun Ventura dhe pritet të dalë para gjykatës në muajin maj.

Sipas raportimeve të Page Six, princesha e muzikës pop është “e shkatërruar emocionalisht” dhe e gatshme të përballet me pasojat, duke shpresuar që vendimi të përfshijë rehabilitim dhe jo burg.