Vetura luksoze “Ferrari” e këngëtarit të njohur Noizy është djegur, raportoi të dielën “Neës24”.
Siç është raportuar, vetura e tij në vlerë prej 300 mijë euro është djegur pak ditë më parë në Durrës.
Policia tashmë ka prangosur autorin e kësaj zjarrëvënie të rëndë, i cili është një i ri nga qyteti i Vlorës dhe është arrestuar pikërisht nga policia e qytetit bregdetar.
Autori është kapur nga kamerat e sigurisë duke ecur pranë vendit të ngjarjes dhe pas sigurimit të provave të nevojshme, është dorëzuar dhe e ka pranuar veprën. Në dëshminë e tij, vlonjati ka deklaruar se është paguar 2000 euro nga një tjetër këngëtar me të cilin Noizy ka pasur konflikt më parë, i cili figuron të jetë jashtë Shqipërisë.
Një ditë më parë, Noizy është shfaqur i qeshur pranë kryeministrit Edi Rama, në një foto të publikuar nga ky i fundit me mbishkrimin “Zhurmë, zhurmë”.
-
Për herë të dytë brenda një muaji, digjet lokali i Noizyt
-
Gjendet lëndë eksplozive e pashpërthyer në derën e biznesit të Noizyt në Durrës
-
Digjen pjesë të veturave në Pejë, dëmi rreth 50 mijë euro
-
Deklaroi se iu vodh vetura 130 mijë euroshe, Policia zbulon se gënjeu
-
Një muaj paraburgim personit që pagoi të miturit t’ia digjnin veturën dikujt