Një zjarr ka përfshirë një objekt në rrugën “Gani Daci” në Pejë, duke shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme.
Policia e Kosovës ka njoftuar se incidenti ka ndodhur më 26 korrik, rreth orës 10:40, kur si pasojë e flakëve janë djegur pjesë veturash me vlerë të përafërt prej 50 mijë eurosh, pronë e një qytetari.
Njësitë policore dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të tij.
Prokurori është njoftuar për rastin, ndërsa hetimet për shkaqet e zjarrit janë duke vazhduar.