Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.M., për shkak të dyshimit të bazuar për zjarrëvënie.
Atij i është caktuar masa prej një muaji paraburgim.
Gjyqtarja e procedurës paraprake e ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se më 24 tetor në Ferizaj me dashje ka shtytë dy të miturit që të kryejnë veprën penale zjarrëvënia.
I dyshuari i mllefosur me A.D. “në lidhje me sjelljen e tij ndaj të dashurës së të pandehurit, shtytë të miturin (2), që për çmimin prej 1.000 €, të vë zjarrin veturës së të dëmtuarit, kështu që të miturit rreth orës 03:26 në parkingun e qendrës tregtare në Ferizaj, i mituri me një çekan e thenë dritaren e derës së veturës së të dëmtuarit, e pastaj i mituri (2) hedh benzinë në brendi të veturës dhe i`a vë flakën, e cila dëmtohet tërësisht, vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 19.000 €”, ka njoftuar Gjykata.
Ua ofroi 1,000 euro të miturve që ta digjnin një veturë, kërkohet paraburgimi i tij
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit...-
Ua ofroi 1,000 euro të miturve që ta digjnin një veturë, kërkohet paraburgimi i tij
-
Paraburgim të dyshuarit për sulm seksual ndaj një 14-vjeçareje në Ferizaj
-
Paraburgim për të miturin që theri dy persona dhe një polic në Ferizaj
-
E dyshuara në Ferizaj thotë se e kreu vrasjen në vetëmbrojtje
-
Një muaj paraburgim ndaj të miturit për vrasjen në Kobaj të Prizrenit