Vazhdojnë telashet për reperin Rigels Rajku, i njohur me nofkën Noizy. Për herë të dytë brenda një muaji, lokali i tij në Durrës është djegur.
Sipas mediave në Shqipëri, dyshohet për djegie të qëllimshme.
Në vendin e ngjarjes në orët e para të së enjtes ka mbërritur policia, zjarrfikësit dhe ambulanca.
Policia ka nisur hetimet për të zbuluar më shumë rreth këtij incidenti.