Showbiz

Harrison Ford për herë të fundit në rolin e Indiana Jonesit

“Indiana Jonesand the Dialof Destiny” titullohet vazhdimi i pestë në serinë e filmave të famshëm aksion, ku rolin protagonist e luan aktori Harrison Ford. Projekti i ardhshëm vjen me regji të James Mangoldit i cili edhe e ka bashkëshkruar skenarin e tij, dhe është i parë që nuk vjen i punuar nga regjisori Steven Spielberg apo i shkruar nga George Lucas. Në fakt, kësaj radhe ata shërbejnë në rolin e producentëve ekzekutiv të filmit.

Filmat “Indiana Jones” fokusohen në mistere dhe aventura, por gjithashtu flasin për ndjenja dhe gjëra që i kemi për zemër. Në këtë vazhdim, kryepersonazhi IndianaJones është i shqetësuar për faktin që qeveria e SHBA ka rekrutuar ish-nazistë për të ndihmuar në mposhtjen e Bashkimit Sovjetik në garën për të arritur në hapësirë. Kështu, ai e fillon një aventurë të re në të cilën shoqërohet nga kumbara e tij, Helena.

Aktori veteran i Hollywoodit, Harrison Ford, e ka luajtur në rolin e arkeologut të famshëm, Henry Walton “Indiana” Jones, në katër filmat e suksesshëm të arkave filmike. Por këtë vit aie konfirmoi lajmin se vazhdimi i pestë në serinë e filmave shumë të dashur nga publiku do të jetë i fundit për të.

Krahas 80-vjeçarit, Ford, në film po ashtu luajnë aktorët: PhoebeWeller-Bridge, John Rhys-Davies, Mads Mikkelsen, Thomas Kretschmann, Boyd Holbrook, Shaunette Renee Wilson, Toby Jones, Antonio Banderas dhe Oliver Richters.

“Indiana Jones and the Dial of Destiny” lansohet nëpër kinema më 30 qershor të vitit 2023.