Aktori veteran i Hollywoodit, Harrison Ford, e konfirmoi se vazhdimi i pestë në serinë e filmave shumë të dashur nga publiku, “Indiana Jones”, do të jetë i fundit për të.
Ford ishte i pranishëm në një prezantim në kuadër të ekspozitës “Disney’s D23” për ta ndarë me publikun trailerin e filmit të ri, “Indiana Jones 5”. Në skenë ai u shfaq krahas regjisori James Mangold dhe aktores Phoebe Weller-Bridge.
Teksa foli i emocionuar për filmin, aktori tha: “Jam shumë krenar të them se ky vazhdim është fantastik, dhe njëra prej arsyeve është pikërisht aktorja Waller-Bridge. Filmat ‘Indiana Jones’ fokusohen në mistere dhe aventura, por gjithashtu flasin për ndjenja dhe gjëra që i kemi për zemër. Jam jashtëzakonisht i lumtur që e kemi një histori shumë njerëzore për ta rrëfyer në filmin e ardhshëm, por ku nuk mungojnë as skenat e mrekullueshme aksion”.
Tutje, aktori 80-vjeçar e përfundoi fjalimin duke thënë se kjo është hera e fundit që ai vjen si personazhi shumë i dashur nga publiku mbarë botërorë, profesori i arkeologjisë Henry Walton “Indiana” Jones.
Krahas aktorëve Ford dhe Weller-Bridge, në film po ashtu luajnë: John Rhys-Davies, Mads Mikkelsen, Thomas Kretschmann, Boyd Holbrook, Shaunette Renee Wilson, Toby Jones, Antonio Banderas dhe Oliver Richters.
“Indiana Jones 5” lansohet nëpër kinema më 30 qershor të vitit 2023.
-
Harrison Ford për herë të fundit në rolin e Indiana Jonesit
-
Harrison Ford nuk ka dashur të bëhet i pasur dhe i famshëm
-
Harrison Ford bëhet pjesë e universit kinematik “Marvel”
-
Harrison Ford nuk do të pensionohet, ani se ka kaluar gjysmë shekulli në Hollywood
-
Fordit i pëlqen të jetë i moshuar dhe nuk dëshiron të jetë i ri përsëri