---
description: Aktori veteran i Hollywoodit, Harrison Ford, e konfirmoi se vazhdimi i pestë...
title: Harrison Ford nuk do të luajë më në filmat “Indiana Jones”
image: https://resources.koha.net/images/2022/September/12/indiana-jones-harrison-ford-die1662987988.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Showbiz

# Harrison Ford nuk do të luajë më në filmat “Indiana Jones”

![](https://resources.koha.net/images/2022/September/12/indiana-jones-harrison-ford-die1662987988.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 12 shtator 2022 17:30
- Shpërndaje në:

- 12 shtator 2022 17:30
- Shpërndaje në:

Aktori veteran i Hollywoodit, Harrison Ford, e konfirmoi se vazhdimi i pestë në serinë e filmave shumë të dashur nga publiku, “Indiana Jones”, do të jetë i fundit për të.

Ford ishte i pranishëm në një prezantim në kuadër të ekspozitës “Disney’s D23” për ta ndarë me publikun trailerin e filmit të ri, “Indiana Jones 5”. Në skenë ai u shfaq krahas regjisori James Mangold dhe aktores Phoebe Weller-Bridge.

Teksa foli i emocionuar për filmin, aktori tha: “Jam shumë krenar të them se ky vazhdim është fantastik, dhe njëra prej arsyeve është pikërisht aktorja Waller-Bridge. Filmat ‘Indiana Jones’ fokusohen në mistere dhe aventura, por gjithashtu flasin për ndjenja dhe gjëra që i kemi për zemër. Jam jashtëzakonisht i lumtur që e kemi një histori shumë njerëzore për ta rrëfyer në filmin e ardhshëm, por ku nuk mungojnë as skenat e mrekullueshme aksion”.

Tutje, aktori 80-vjeçar e përfundoi fjalimin duke thënë se kjo është hera e fundit që ai vjen si personazhi shumë i dashur nga publiku mbarë botërorë, profesori i arkeologjisë Henry Walton “Indiana” Jones.

Krahas aktorëve Ford dhe Weller-Bridge, në film po ashtu luajnë: John Rhys-Davies, Mads Mikkelsen, Thomas Kretschmann, Boyd Holbrook, Shaunette Renee Wilson, Toby Jones, Antonio Banderas dhe Oliver Richters.

“Indiana Jones 5” lansohet nëpër kinema më 30 qershor të vitit 2023.

Artikuj të ngjashëm

- [![Harrison Ford për herë të fundit në rolin e Indiana Jonesit](https://resources.koha.net/images/2022/December/19/harrison_ford1671446173.jfif?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 19 dhj 2022 Harrison Ford për herë të fundit në rolin e Indiana Jonesit](https://www.koha.net/showbiz/harrison-ford-per-here-te-fundit-ne-rolin-e-indiana-jonesit)
- [![Harrison Ford nuk ka dashur të bëhet i pasur dhe i famshëm](https://resources.koha.net/images/2023/June/15/AP231661200458401686824612.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 15 qer 2023 Harrison Ford nuk ka dashur të bëhet i pasur dhe i famshëm](https://www.koha.net/showbiz/harrison-ford-nuk-ka-dashur-te-behet-i-pasur-dhe-i-famshem)
- [![Harrison Ford bëhet pjesë e universit kinematik “Marvel”](https://resources.koha.net/images/2022/October/18/HARRISON_FORD1666074943.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 18 tet 2022 Harrison Ford bëhet pjesë e universit kinematik “Marvel”](https://www.koha.net/showbiz/harrison-ford-behet-pjese-e-universit-kinematik-marvel)
- [![Harrison Ford nuk do të pensionohet, ani se ka kaluar gjysmë shekulli në Hollywood](https://resources.koha.net/images/2026/March/12/17767231-a8a4-4196-a38d-403e6684645a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 12 mar 2026 Harrison Ford nuk do të pensionohet, ani se ka kaluar gjysmë shekulli në Hollywood](https://www.koha.net/showbiz/harrison-ford-nuk-do-te-pensionohet-ani-se-ka-kaluar-gjysme-shekulli-ne-hollywood)
- [![Fordit i pëlqen të jetë i moshuar dhe nuk dëshiron të jetë i ri përsëri](https://resources.koha.net/images/2023/August/20/Indiana1692546271.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 20 gus 2023 Fordit i pëlqen të jetë i moshuar dhe nuk dëshiron të jetë i ri përsëri](https://www.koha.net/showbiz/fordit-i-pelqen-te-jete-i-moshuar-dhe-nuk-deshiron-te-jete-i-ri-perseri)

[Arbëri.]() [Hasaj: Këtij buxheti 4 miliardë eurosh i kanë hije 10-15 projekte të mëdha kapitale](https://www.koha.net/arberi/hasaj-ketij-buxheti-4-miliarde-eurosh-i-kane-hije-10-15-projekte-te-medha-kapitale)

[Futboll.]() [Tjetër fitore e Evertonit ndaj Newcastlet](https://www.koha.net/futboll/tjeter-fitore-e-evertonit-ndaj-newcastlet)

[Futboll.]() [Parma “del” nga kriza ndaj Atalantas që s’di për fitore nga 12 tetori](https://www.koha.net/futboll/parma-del-nga-kriza-ndaj-atalantas-qe-sdi-per-fitore-nga-12-tetori)

[Showbiz.]() [Suki Waterhouse: Nuk e besoj sa e lumtur jam me Robert Pattinsonin](https://www.koha.net/showbiz/suki-waterhouse-nuk-e-besoj-sa-e-lumtur-jam-me-robert-pattinsonin)

[Arbëri.]() [Ahmeti: Ky buxhet dhe këto politika po blejnë qetësi sociale afatshkurte](https://www.koha.net/arberi/ahmeti-ky-buxhet-dhe-keto-politika-po-blejne-qetesi-sociale-afatshkurte)

[Arbëri.]() [Tahiri-Nuhiu: Në libra vajzat paraqiten të qeta e djemtë luftarakë, kjo krijon steriotipe gjinore](https://www.koha.net/arberi/tahiri-nuhiu-ne-libra-vajzat-paraqiten-te-qeta-e-djemt-luftarake-kjo-krijon-steriotipe-gjinore)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Harrison Ford nuk do të luajë më në filmat “Indiana Jones”","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/showbiz/harrison-ford-nuk-do-te-luaje-me-ne-filmat-indiana-jones","datePublished":"2022-09-12T17:30:41+02:00","dateModified":"2026-07-10T07:40:04+02:00","articleSection":"Showbiz","wordCount":236,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Aktori veteran i Hollywoodit, Harrison Ford, e konfirmoi se vazhdimi i pestë...","url":"https://www.koha.net/showbiz/harrison-ford-nuk-do-te-luaje-me-ne-filmat-indiana-jones","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2022/September/12/indiana-jones-harrison-ford-die1662987988.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
