Halsey ka pranuar se aborti "ia shpëtoi jetën" dhe këmbëngul se edhe pse tani ajo ka sjellë në jetë një fëmijë, qëndrimi i saj për këtë çështje nuk ka ndryshuar.
Ylli 27-vjeçar i popit, e cila mirëpriti në jetë djalin Enderin, në korrik të vitit 2021 me partnerin Alev Aydin, shpjegoi se para amësisë ajo kishte pësuar tri aborte dhe se njëri prej tyre ishte në mënyrë efektike një "abort", sepse trupi i saj nuk ishte në gjendje t’i jepte fund shtatzënisë vetëm, pa rrezik serioz për shëndetin e saj.
Ajo tha: "Unë abortova tri herë para ditëlindjes sime të 24-t. Më dukej një ironi mizore që mund të mbetesha shtatzënë me lehtësi, por luftova për të mbajtur një shtatzëni. Një nga abortet e mia kërkonte 'kujdes pas lindjes', një mënyrë e butë për të thënë se do të më duhej një abort, sepse trupi im nuk mund ta ndërpriste vetë shtatzëninë plotësisht dhe do të rrezikoja të kaloja në sepsë pa ndërhyrje mjekësore”.
Krijuesja e hitit "Without Me", e cila po fliste pas përmbysjes së vendimit të Roes kundër Wades, i cili ka lënë miliona gra në të gjithë SHBA-në pa akses në aborte të ligjshme ose të sigurta, vazhdoi të këmbëngulë se pavarësisht se u bë nënë, ajo nuk ka ndryshuar qëndrimin e saj për ndërprerje të shtatzënisë dhe pretendoi se të gjitha gratë "meritojnë" të drejtën për të zgjedhur vetë.
Ajo tha për “Vogue”: "Shumë njerëz më kanë pyetur nëse, që kur kam lindur një fëmijë pas vite përpjekjesh për ta bërë këtë, e kam rishikuar qëndrimin tim për abortin. Përgjigjja është me vendosmëri, jo. Në fakt, kurrë nuk jam ndier më e vendosur për këtë. Aborti im ma shpëtoi jetën dhe i dha rrugë djalit tim, që të ketë të tijën. Çdo person meriton të drejtën të zgjedhë kur, nëse dhe si do ta ketë këtë përvojë të rrezikshme dhe që ndryshon jetën. Unë do ta mbaj djalin tim në një krah, dhe do luftoj me të gjitha forcat me tjetrin”.