Pas më shumë se tri vjet lidhje, këngëtarja Halsey është ndarë nga i partneri i saj, Alev Aydin, me të cilin e ka një fëmijë. Lajmin e konfirmoi revista “Billboard”.
Vendimi i çiftit për t’u ndarë ishte i përbashkët dhe shoqëror, konfirmojnë burimet e afërta dhe sipas tyre ata janë të përkushtuar që së bashku ta rrisin djalin e tyre një vjeçar, Ender, në mënyrë sa më të mirë dhe të shëndetshme.
Në dokumentet e siguruara nga revista “Billboard” në fillim të muajit prill, ylli i hitit “Without Me” paraqiti kërkesë për kujdestarinë parësore fizike të fëmijës së çiftit. Në dokumente, Halsey pajtohet ta ndajë kujdestarinë me Aydinin, dhe atij t’i jepen të drejtat e vizitës, por kërkesa e saj është thjeshtë një “formalitet” për ta lejuar që të udhëtojë lirshëm me djalin e tyre, duke qenë se është një artiste dhe shpesh detyrohet të udhëtojë për ndonjë turne muzikor.
Në vitin 2018, Aydin ishte angazhuar ta shkruaj skenarin e filmit që fokusohet në jetën e këngëtares 28-vjeçare, por disa vjet më vonë Halsey i paralajmëroi fansat në rrjetet sociale se biografia e saj ishte shtyrë deri në kohë të pacaktuar. Pritet të shihet nëse ky projekt do të arrijë të finalizohet tani që çifti është ndarë.
Në anën tjetër, Halsey pritet të luajnë në vazhdimin e tretë të filmit. “MaXXXine”. Së fundmi u konfirmua lajmi se këngëtarja do t’i bashkohet kastës së mbushur me aktorë yje si, Lily Collins, Kevin Bacon, Elizabeth Debicki, Moses Sumney, Michelle Monaghan, Bobby Cannavale dhe Giancarlo Esposito.
Filmi i zhanrit horror dhe i realizuar nga studioja filmike “A24” është krijuar nga Ti West, i cili po ashtu e ka bërë regjinë e tij dhe ka rolin e producentit.
Kjo nuk është hera e parë që Halsey vjen në rolin e aktores. Në vitin 2021, ajo e lansoi një film shoqërues të albumit “If I Can’t Have Love, i Want Power”. Ajo gjithashtu ka luajtur në disa projekte tjera krahas aktores, Sydney Sweeney, ka pasur një paraqitje të shkurtër në filmin “A Star Is Born”, ka huazuar zërin për një personazh të filmit të animuar “Sing 2”, si dhe ishte pjesë e serialit dramatik të titulluar “The Players Table”.