Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Greyn e shpëtoi aborti në adoleshencë

Jennifer Grey “nuk do ta kishte” jetën që ka tani nëse nuk do të kishte abortuar kur mbeti shtatzënë si adoleshente.

Aktorja 62-vjeçare mbeti shtatzënë si adoleshente dhe ndonëse ajo pranoi që ishte një “vendim i rëndë”, ajo nuk pendohet, sepse ajo nuk do të kishte “asgjë” tani, nëse do të kishte një fëmijë në atë moshë të re.

“Është një vendim kaq i rëndë. Dhe është me ty”, ka thënë ajo.

“Unë nuk do të kisha jetën time. Unë nuk do të kisha karrierën që kam pasur, nuk do të kisha asgjë. Dhe nuk ishte për mungesë të seriozitetit. Unë gjithmonë kam dashur të kem një fëmijë. Unë thjesht nuk doja një fëmijë si adoleshente. Nuk doja një fëmijë aty ku isha në jetën time”, ka shtuar aktorja.

Aktorja e “Dirty Dancing”, që ka vajzën 20-vjeçare, Stella, me ish-bashkëshortin, Clark Gregg, është “zemërthyer” nga ndryshimi i Gjykatës së Lartë, ndaj Roe kundër Wade, e cila ka hequr të drejtën kushtetuese për një abort.

Ajo i tha gazetës “Los Angeles Times”: "Ndihem shumë emocionale. Edhe pse e kam parë që po vjen, edhe pse kemi dëgjuar se çfarë po vjen, nuk duket e vërtetë”...

Edhe Jennifer Aniston ka treguar pse nuk ka birësuar fëmijë Showbiz 9 muaj më parë Jennifer Aniston ka treguar pse nuk ka birësuar fëmijë

"Kjo është shumë e gabuar në thelb dhe është një zile që të gjitha gratë të ngrihen dhe të përdorin zërin e tyre tani, sepse ne kemi supozuar, që nga viti 1973, se zgjedhja jonë ishte e sigurt dhe se ajo nuk do të përmbysej kurrë".

Jenniferi është krenare për mënyrën se si u trajtua tema e abortit në "Dirty Dancing", kur Penny (Cynthia Rhodes) iu nënshtrua një aborti të paligjshëm, duke çuar në një rikuperim të vështirë, nga një procedurë e dështuar.

Ajo tha: "Ne pamë dikë që kishte hemorragji. Ne pamë se çfarë ndodh me njerëzit pa mjete, ata që kanë dhe ata që nuk kanë. Më pëlqen kjo pjesë e historisë, sepse ishte me të vërtetë një film feminist në një romancë-komedi. Ishte një përdorim i përsosur i historisë”.