Këngëtarja e njohur amerikane, Halsey, e ka sjell në jetë fëmijën e saj të parë.
26-vjeçarja e shfrytëzoi rrjetin social Instagram për ta ndarë një fotografi të familjes së saj të vogël, e përbërë nga këngëtarja, i dashuri i saj
Alev Aydin, dhe foshnja e porsalindur që erdhi në jetë më 14 korrik.
Halsey nuk e ka konfirmuar gjininë e fëmijës, por çifti i ka informuar fansat se foshnjën kanë vendosur ta pagëzojnë, Ender Ridley Aydin.
Ylli i hitit “You Should Be Sad” krahas fotografisë ka shkruar: “Mirënjohëse, për lindjen më të rrallë dhe euforike. E fuqizuar nga dashuria për këtë foshnje. Ender Ridley Aydin erdhi në jetë më 14 korrik 2021”.
Lindja e Enderit vjen pak kohë para se këngëtarja ta lansojë albumin e ri LP, “If I Can’t Have Love, I Want Power”, i cili e shtjellon frikën dhe gëzimin e shtatzënisë dhe lindjes së fëmijës.
Për ballinën e këtij incizimi, Halsey ka pozuar me njërin gji të ekspozuar, vendim ky për të cilin më vonë shpjegoi se kishte për qëllim të ndihmoj në ndalimin e stigmatizimit social rreth trupit të gruas dhe gjidhënies”.
“Koncepti i këtij albumi janë gëzimet por edhe tmerret e shtatzënisë dhe lindjes. Prandaj ishte shumë e rëndësishme për mua që puna artistike e ballinës ta përcjellë ndjenjën e rrugëtimit tim gjatë këtyre muajve të fundit të shtatzënisë. Pra, fokusohet në idenë që unë si qenie seksuale dhe trupi im si enë bartëse dhe dhuratë për fëmijën tim, janë dy koncepte që mund të bashkëjetojnë në mënyrë paqësore dhe të fuqishme me njëra-tjetrën”, ka shpjeguar Halsey.
Tutje këngëtarja deklaroi se në këtë mënyrë, po mundohet ta rimarrë autonominë e saj pas shumë vjetëve, me ç’rast është ndjerë sikur trupi i saj ishte në pronësi të botës në shumë mënyra të ndryshme.