Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Halsey ndan me ndjekësit fotografi të të birit

Këngëtarja Halsey ka ndarë momente të jetës së re si nënë të shtunën në mbrëmje, vetëm tri javë pasi mirëpriti një djalë me partnerin Alev Aydin.

Përveç shfaqjes së çerdhes shumëngjyrëshe të Enderit, 26-vjeçarja e nominuar për “Grammy” ka ndarë një fotografi nga afër të barkut me strija pas lindjes. “Epo... kështu duket”, shkroi këngëtarja e hitit “Closer” në postimin ku përfshiheshin dy fotografi të foshnjës së porsalindur.

Ndër fotografitë e lezetshme ishte një nga Aydin që e mbante në krahë të voglin e tij, ndërsa po ia dhuronte një puthje në kokë. Muret e dhomës së gjumit të Enderit kishin vizatime, një dritë neoni ylberi, e emri i tij ishte shkruar me shkronja të modeluara.

Dhoma e tyre e ndejës kishte një qilim lulesh, një ulëse në formën e kërpudhës dhe flamur ylberi në një bimë në vazo. Shumë prej nga më shumë se 25.6 milionë ndjekës të Halseyt në Instagram nxituan ta komplimentojnë enterierin e yllit, si dhe ta lavdërojnë për postimin e shenjave të strijave.

Katër ditë më parë, ylli kishte ndarë një fotografi të ëmbël duke ushqyer me gji djalin jashtë në një park, ndërsa ishte ulur në bar. I porsalinduri i yllit ishte i veshur me një këmishë të bardhë dhe një palë pantallona të lezetshme ngjyrë vjollce.

Muajin e kaluar, Halsey lindi fëmijën e parë. Kjo u bë e ditur përmes Instagramit, me një fotografi të ëmbël bardhezi, ku mbante foshnjën në spital, ndërsa Alev e shikonte me dashuri. “Mirënjohje. Për lindjen më “të rrallë” dhe euforike. Mundësuar nga dashuria. Ender Ridley Aydin. 7/14/21”, kishte shkruar nëna e re.

Edhe Halsey është bërë nënë për herë të parë Showbiz Halsey është bërë nënë për herë të parë

Halsey, emri i vërtetë i së cilës është Ashley Nicolette Frangipane, bëri të ditur se është shtatzënë më 26 janar përmes Instagramit.

Alev dhe Halsey u fotografuan për herë të parë së bashku në tetor të 2020-s, por thuhet se kishin ndezur thashethemet e romancës disa muaj më parë kur bënë tatuazhe të ngjashme në qershor të po të njëjtit vit. Ata ishin miq për vite me radhë para se lidhja e tyre të bëhej romantike.