Roger Taylor dhe Brian May, anëtarët që kanë themeluar grupin muzikor “Queen”, do ta lansojnë një brend vere.
Ikonat e “The Bohemian Rhapsody”, po ndjekin hapat e koleges së tyre, këngëtares Kylie Minogue dhe po duan ta vendosin në treg verën e tyre.
“’Queen’ po i bashkohen lojës së verërave. Pijet alkoolike po duken sikur biznes fitimprurës kohëve të fundit dhe ata po duan ta provojnë”, ka thënë një burim për The Sun.
Ky burim ka shtuar se është ende herët, por plani është që të aprovohet brendi e pastaj të vazhdohet me prodhimin e produktit.
Anëtarët e grupit në fjalë, May dhe Taylor, të cilët e kanë themeluar grupin “Queen” bashkë me John Deacon dhe frontmenin e ndjerë, Freddie Mercury, po duan që logoja legjendare e grupit në fjalë të jetë logo e disa mallrave përfshirë verërat.
Kjo nuk është hera e parë që krijuesit e hitit “We Will Rock You” kanë provuar të krijojnë pije alkooli.
Në vitin 2014, bendi pati lansuar vodkën e tyre për ta nderuar kujtimin për mikun e tyre Freddie Mercury, i cili ka vdekur në moshën 45-vjeçare në muajin nëntor të vitit 1991.
“The Killer Queen Vodka” ishte lansuar për nder të përvjetorit të 40-të të këngës së tyre me po të njëjtin emër që e patën bërë në vitin 1974.
“Freddiet i ka pëlqyer vodka dhe gjithmonë mbante me vete një lloj frizi për ta mbajtur akullin e vodkës kurdo që shkonim në turne. ‘Killer Queen Vodka’ është nderim perfekt për Freddien dhe përdorimi i emrit ‘Killer Queen’ si emër brendi ishte zgjedhja perfekte për ne. E dimë që Freddie do ta miratonte”, pati thënë në atë kohë, kitaristi i bendit, Brian.
Raportimet për verën e grupi “Queen” vijnë pasi një grua që pretendon që është “vajza sekrete” e Freddiet, ka thënë se ai do të “tmerrohej” nga filmi biografik për të “Boheman Rhapsody” që u lansua në vitin 2018.
Kështu ka raportuarr The Sun të ketë thënë gruaja në fjalë, ekzistenca e së cilës u bë e ditur më herët gjatë këtij viti nga Lesley-Ann-Jones.
Traileri i filmit “Boheman Rhapsody”: