---
description: Roger Taylor dhe Brian May, anëtarët që kanë themeluar grupin muzikor “Queen”, do ta lansojnë një brend vere.Ikonat e “The Bohemian Rhapsody”, po ndjekin hapat
title: Grupi legjendar “Queen” do të lansojë brend vere
image: https://resources.koha.net/images/2025/September/03/affe6f31-e5f5-4699-abe2-6620a0469740.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Showbiz

# Grupi legjendar “Queen” do të lansojë brend vere

![Nga e majta, Brian May of Queen, Adam Lambert dhe Roger Taylor të grupit "Queen"](https://resources.koha.net/images/2025/September/03/affe6f31-e5f5-4699-abe2-6620a0469740.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Nga e majta, Brian May of Queen, Adam Lambert dhe Roger Taylor të grupit "Queen"

Foto: Associated Press

- Përktheu: Vita Abrashi-Kajtazi [![Vita Abrashi-Kajtazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/22/4af60a3a-132e-4cca-a480-6e3989136f75.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/vita-abrashi-kajtazi/articles)
- 3 shtator 2025 10:35
- Shpërndaje në:

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber")

- Përktheu: Vita Abrashi-Kajtazi ![Vita Abrashi-Kajtazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/22/4af60a3a-132e-4cca-a480-6e3989136f75.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)
- 3 shtator 2025 10:35
- Shpërndaje në:

Roger Taylor dhe Brian May, anëtarët që kanë themeluar grupin muzikor “Queen”, do ta lansojnë një brend vere.

Ikonat e “The Bohemian Rhapsody”, po ndjekin hapat e koleges së tyre, këngëtares Kylie Minogue dhe po duan ta vendosin në treg verën e tyre.

“’Queen’ po i bashkohen lojës së verërave. Pijet alkoolike po duken sikur biznes fitimprurës kohëve të fundit dhe ata po duan ta provojnë”, ka thënë një burim për The Sun.

Ky burim ka shtuar se është ende herët, por plani është që të aprovohet brendi e pastaj të vazhdohet me prodhimin e produktit.

Anëtarët e grupit në fjalë, May dhe Taylor, të cilët e kanë themeluar grupin “Queen” bashkë me John Deacon dhe frontmenin e ndjerë, Freddie Mercury, po duan që logoja legjendare e grupit në fjalë të jetë logo e disa mallrave përfshirë verërat.

[Edhe ![Wayne Rooney: Veshin e majtë e kam të shurdhër](https://resources.koha.net/images/2024/January/02/roney1704195528.png?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 18 jan 2026 Wayne Rooney: Veshin e majtë e kam të shurdhër](https://www.koha.net/showbiz/wayne-rooney-veshin-e-majte-e-kam-te-shurdher)

Kjo nuk është hera e parë që krijuesit e hitit “We Will Rock You” kanë provuar të krijojnë pije alkooli.

Në vitin 2014, bendi pati lansuar vodkën e tyre për ta nderuar kujtimin për mikun e tyre Freddie Mercury, i cili ka vdekur në moshën 45-vjeçare në muajin nëntor të vitit 1991.

“The Killer Queen Vodka” ishte lansuar për nder të përvjetorit të 40-të të këngës së tyre me po të njëjtin emër që e patën bërë në vitin 1974.

“Freddiet i ka pëlqyer vodka dhe gjithmonë mbante me vete një lloj frizi për ta mbajtur akullin e vodkës kurdo që shkonim në turne. ‘Killer Queen Vodka’ është nderim perfekt për Freddien dhe përdorimi i emrit ‘Killer Queen’ si emër brendi ishte zgjedhja perfekte për ne. E dimë që Freddie do ta miratonte”, pati thënë në atë kohë, kitaristi i bendit, Brian.

Raportimet për verën e grupi “Queen” vijnë pasi një grua që pretendon që është “vajza sekrete” e Freddiet, ka thënë se ai do të “tmerrohej” nga filmi biografik për të “Boheman Rhapsody” që u lansua në vitin 2018.

[Edhe ![Vajza “e fshehtë” e Freddie Merkurit tregon se e donte babanë vetëm për vete](https://resources.koha.net/images/2025/August/11/b8c46d6f-d228-4d8b-8622-8789a0799b55.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 11 gus 2025 Vajza “e fshehtë” e Freddie Merkurit tregon se e donte babanë vetëm për vete](https://www.koha.net/showbiz/vajza-e-fshehte-e-freddie-merkurit-tregon-se-e-donte-babin-vetem-per-vete)

Kështu ka raportuarr The Sun të ketë thënë gruaja në fjalë, ekzistenca e së cilës u bë e ditur më herët gjatë këtij viti nga Lesley-Ann-Jones.

Traileri i filmit “Boheman Rhapsody”:  
 

[#queen](https://www.koha.net/tag/queen) [#Boheman Rhapsody](https://www.koha.net/tag/boheman-rhapsody) [#we will rock you](https://www.koha.net/tag/we-will-rock-you) [#Freddie Mercury](https://www.koha.net/tag/freddie-mercury) [#grupi Queen](https://www.koha.net/tag/grupi-queen)

Artikuj të ngjashëm

- [![Madonna do të performojë në MTV VMAs për herë të parë pas 23 vjetësh](https://resources.koha.net/images/2026/September/17/146fe43c-068d-477e-bb0a-599f80cc368e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 17 sht 2026 Madonna do të performojë në MTV VMAs për herë të parë pas 23 vjetësh](https://www.koha.net/showbiz/madonna-do-te-performoje-ne-mtv-vmas-per-here-te-pare-pas-23-vjetesh)
- [![Whitney Houston nderohet, pas vdekjes, me “Barbien” e saj](https://resources.koha.net/images/2026/August/10/96aaa91a-847e-4881-8a00-340fd8aa1982.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 10 gus 2026 Whitney Houston nderohet, pas vdekjes, me “Barbien” e saj](https://www.koha.net/showbiz/whitney-houston-nderohet-pas-vdekjes-me-barbien-e-saj-ne-ditelindjen-e-63-te)
- [![Beyonce rikthen “Morning Dew (Donk)” për 20-vjetorin e albumit “B'Day”](https://resources.koha.net/images/2025/June/30/9c425a03-e05c-406a-a5b7-245caade4a35.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 5 kor 2026 Beyonce rikthen “Morning Dew (Donk)” për 20-vjetorin e albumit “B'Day”](https://www.koha.net/showbiz/beyonce-rikthen-morning-dew-donk-per-20-vjetorin-e-albumit-bday)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber")

[Futboll.]() [Maran e Muçi të kënaqur me fitoren e Shqipërisë](https://www.koha.net/futboll/maran-e-muci-te-kenaqur-me-fitoren-e-shqiperise)

[Showbiz.]() [“Silencio” paralajmëron albumin e ri të grupit “U2” pas nëntë vjetësh](https://www.koha.net/showbiz/silencio-paralajmeron-albumin-e-ri-te-grupit-u2-pas-nente-vjetesh)

[Futboll.]() [Kampionia e botës e mposht Anglinë](https://www.koha.net/futboll/kampionia-e-botes-e-mposht-angline)

[Futboll.]() [Fitore bindëse e Zvicrës ndaj Maqedonisë së Veriut](https://www.koha.net/futboll/fitore-bindese-e-zvicres-ndaj-maqedonise-se-veriut)

[Futboll.]() [Kroacia e nis mbarë, fiton në Çeki](https://www.koha.net/futboll/kroacia-e-nis-mbare-fiton-ne-ceki)

[Rajon.]() [Oligarku ukrainas në arrati merr shtetësinë e Serbisë](https://www.koha.net/rajon/oligarku-ukrainas-ne-arrati-merr-shtetesine-e-serbise)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Grupi legjendar “Queen” do të lansojë brend vere","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/showbiz/grupi-legjendar-queen-do-ta-lansojne-brend-vere","datePublished":"2025-09-03T10:35:00+02:00","dateModified":"2026-07-11T11:10:04+02:00","articleSection":"Showbiz","wordCount":393,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Roger Taylor dhe Brian May, anëtarët që kanë themeluar grupin muzikor “Queen”, do ta lansojnë një brend vere.Ikonat e “The Bohemian Rhapsody”, po ndjekin hapat","url":"https://www.koha.net/showbiz/grupi-legjendar-queen-do-ta-lansojne-brend-vere","keywords":"queen, Boheman Rhapsody, we will rock you, Freddie Mercury, grupi Queen","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/September/03/affe6f31-e5f5-4699-abe2-6620a0469740.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
