Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Whitney Houston nderohet, pas vdekjes, me “Barbien” e saj

Whitney Houston

Whitney Houston

Foto: Associated Press

Këngëtarja e ndjerë Whitney Houston është përjetësuar me kukullën e saj të parë “Barbie”, e prezantuar më 9 gusht 2026, në ditën kur këngëtarja legjendare do të festonte 63 vjetorin e lindjes, , ka shkruar People.

Kukulla “Barbie Signature Whitney Houston”, e krijuar nga gjigandi i lodrave “Mattel” në bashkëpunim me familjen e këngëtares, nderon karrierën, muzikën dhe trashëgiminë e saj.

Në vend që të krijohej një pamje e përgjithshme, ekipi zgjodhi të rikrijojë stilin ikonik të Houstonit nga videoklipi i vitit 1987, “I Wanna Dance with Somebody (Who Loves Me)”. Kukulla ka veshjen ngjyrë vjollcë, vathët e mëdhenj, grimin karakteristik dhe një mikrofon, duke iu referuar performancës së saj të paharrueshme.
 

Pat Houston, e afërme e Whitney Houstonit, dhe drejtuese e trashëgimisë së saj, ka treguar se ideja për një “Barbie” të këngëtares kishte nisur shumë vite më parë.

Pat Houston, e afërme e Houstonit

“Whitney nuk kishte promovuar pothuajse asgjë në atë mënyrë dhe ne filluam të flisnim për markën e saj. Për një kukull ‘Mattel’ kemi diskutuar që para 20 vitesh”, ka thënë ajo.

Edhe Miley Cyrus bëhet me “Barbien” e saj të personalizuar Showbiz Miley Cyrus bëhet me “Barbien” e saj të personalizuar

Ajo ka thënë se është e lumtur që projekti më në fund u realizua.

“Jam shumë e lumtur që po e shohim këtë kukull të bëhet realitet dhe që ajo do të ketë një ndikim që do të zgjasë për breza”, ka thënë ajo.

Pat ka vlerësuar kujdesin që “Mattel” pati për detajet, nga flokët dhe ngjyra e fustanit deri te vathët dhe këpucët.

“I pashë nga afër kujdesin, kreativitetin dhe përkushtimin për të nderuar trashëgiminë e Whitneyt. Ishte një përvojë shumë domethënëse”, ka thënë ajo.

Sipas saj, zgjedhja e pamjes nga “I Wanna Dance with Somebody” ishte e natyrshme, pasi kënga dhe videoklipi kanë mbetur të dashura për miliona fansa.

“Këngët e saj përcaktojnë breza dhe kanë thyer rekorde. Ajo ka prekur zemrat e njerëzve. Muzika e saj është e përjetshme dhe është kolona zanore e jetës së miliona njerëzve. Prandaj kjo ‘Barbie’ është një mënyrë e përshtatshme për të festuar trashëgiminë e saj të jashtëzakonshme”, ka thënë Pat.
Kukulla u prezantua fillimisht në ngjarjen “Legacy of Love Gala” në Atlanta dhe tashmë është në shitje në dyqane dhe online.
 

Edhe Calum Scott sjell duet të ri me Whitney Houstonin Showbiz Calum Scott sjell duet të ri me Whitney Houstonin

Whitney Houston “I Wanna Dance with Somebody (Who Loves Me)”