Këngëtarja e njohur Taylor Swift, po rikthehet në ekranin e madh.
Ikona e muzikës, videoklipin e albumit të saj të ri, “The Life of a Showgirl”, do ta shfaqë nëpër kinematë AMC në SHBA, më 3 tetor, në ditën kur do të lansohet albumi, ka raportuar NPR.

“Ju ftoj të merrni pjesë ‘The Official Release Party of a Showgirl’ nga 3 deri më 5 tetor, vetëm nëpër kinema. Aty, në mënyrë ekskluzive, do ta shihni premierën e videoklipit të këngës time të re ‘The Fate of Ophelia’, bashkë me disa pamje nga prapaskena që nuk i keni parë asnjëherë më herët”, ka shkruar Swift.
Filmi do të zgjasë 89 minuta dhe përveç që është premiera e videoklipit në fjalë, aty do të shfaqen edhe paraskenat nga reflektimet personale të këngëtares për albumin.
Ajo ka shtuar se “vallëzimi është opsional, por e inkurajoj shumë”.
Swift sërish është duke bashkëpunuar me kompaninë AMC, për lansimin e projektit e ri.
“The Official Release Party of a Showgirl” do të shfaqet në 540 salla kinemash të AMC-së nëpër Amerikë. AMC ka deklaruar se po planifikon që këtë projekt ta transmetojë edhe në Meksikë, Kanada e Evropë.