Në një libër të ri, gruaja 49-vjeçare e njohur publikisht vetëm si B pretendon se është vajza e fshehtë e legjendës së muzikës, Freddie Mercury dhe tregon se sa e vështirë ishte për të ta ndante babanë e saj me publikun. Frontmeni legjendar i grupit “Queen” vdiq në vitin 1991 nga komplikimet shëndetësore lidhur me sëmundjen AIDS. Ai vdiq në moshën 45-vjeçare.
B në librin e titulluar “Love, Freddie”, ka thënë se kur ishte 15 vjeç, e pati të vështirë ta përballonte vajtimin publik për këngëtarin, ndërsa vetë po kalonte dhimbjen e humbjes, ka raportuar FemaleFirst.
“Qaja dhe vajtoja babanë tim, ndërkohë që fansat në gjithë botën vajtonin Freddien. Për 30 vjet më është dashur të ndërtoj jetën dhe familjen time pa të dhe ta pranoja se nuk do të ishte aty për t’i ndarë momentet e lumtura me ne. Për 30 vjet, ndërsa pjesa tjetër e botës po rishkruante jetën e Mercuryt, muzikën e tij dhe gjithçka që ai kishte qenë, unë kisha nevojë ta kisha babanë vetëm për mua dhe familjen time. Si mund të kisha folur më parë?”, ka shkruar jo.
Mary Austin, ish-e fejuara dhe një nga miket më të afërta të Mercuryt, e trashëgoi pjesën më të madhe të pasurisë së tij. Ajo dyshohet se ka thënë se nuk e dinte për ekzistencën e B-së.
“Jam e shkatërruar nga reagimi që supozohet ta ketë bërë Mary Austin. Prej 34 vjetësh, e vërteta e jetës së Freddiet është shtrembëruar dhe rishkruar, por ajo nuk ka thënë asgjë, përveç komentin e saj për filmin ‘Bohemian Rhapsody’, të cilin e quajti ‘licencë artistike’”, ka shkruar tutje B.
Sipas librit, B u ngjiz në vitin 1976 gjatë një marrëdhënieje të shkurtër që Freddie kishte me gruan e një miku të ngushtë, një vit pas suksesit të madh të këngës “Bohemian Rhapsody”.
“Freddie Mercury ishte dhe është babai im. Ne patëm një marrëdhënie shumë të ngushtë dhe plot dashuri që nga momenti kur linda e deri në 15 vitet e fundit të jetës së tij… ai më çmonte si thesar”, shkruan ajo në kapitullin e parë të librit.