Showbiz

Grevës së aktorëve po i vjen fundi, por jo edhe problemeve të Hollywoodit

Grevistët e Hollywoodit janë në disponim të mirë pasi u arrit një marrëveshje paraprake për t’i dhënë fund grevës së tyre.

Greva do të përfundojë me ratifikimin e kësaj marrëveshjeje. Pas kësaj pritet që Hollywoodi të rikthehet në punë.

Megjithatë, kjo nuk do të zgjidhë sfidat thelbësore me të cilat përballet industria e zbavitjes që i shtyu aktorët e skenaristët drejt grevës, duke përfshirë ndryshimin e rëndë të shkaktuar nga transmetuesit, një arsye pse disa e quajtën këtë si "greva e Netflixit."

Edhe pse të talentuarit mund të arrijnë qëllimin e tyre duke qenë mirë të kompensuar, e vërteta është se mund të ketë më pak mundësi për të qarkulluar në tregun e punës, pasi ditët e pikut të televisionit duken të destinuara për t'i lënë vend konkurrencës së madhe, raporton CNN.

Kjo nuk do të duhej të ngrinte pikëpyetje në atë që arritën së bashku aktorët e skenaristët, por krijon pikëpyetje se si do të veprohet me problemet fondamentale të transmetuesve.

Transmetuesit edhe një pandemi globale (e cila ndihmoi në nxitjen e rritjes së shërbimeve të transmetuesve) janë kombinuar për të mbledhur para larg televizionit tradicional dhe frekuentimit të teatrit. Tani, me ngadalësimin e fitimeve në streaming, të ardhurat nga këta abonentë të rinj nuk po kompensojnë plotësisht atë që po humbet.

Pra, ndërsa Hollywoodi po feston suksesin e "Barbie" dhe "Oppenheimer" këtë verë, çdo entuziazëm që krijon ndjenjën e “rikthimit të filmave” disi u zbeh nga shtrenjtimit që synonin të mbështesnin arkën filmike që binte në raport me buxhetet e tyre të larta, duke përfshirë filmat si "The Flash" dhe "Indiana Jones dhe Dial of Destiny".

Por gjatë grevës nuk pati një mungesë të dukshme të përmbajtjes së zbavitjes nëpër TV, por pas një ndërprerjeje prodhimi prej 146 ditësh, do të ketë njëfarë shkëputjeje nga filmat dhe shfaqjet televizive në muajt e ardhshëm.

Si përfundim i gjithë kësaj CNN gjithashtu ka raportuar se të gjithëve do të ju kërkohet të paguajnë më shumë për atë që shohin, kudo dhe sido që ta shohin.

Skenaristët dhe aktorët po kërkonin që gjigantët e transmetimit të bien dakord për një ndarje më të drejtë të fitimeve dhe kushte më të mira të punës. Ata gjithashtu po kërkonin garanci që inteligjenca artificiale dhe fytyrat e zërat e krijuar nga kompjuteri nuk do të përdoren për t’i zëvendësuar aktorët.

Përgatiti: Vita Abrashi - Kajtazi