Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Yjet e Hollywudit në grevë për paga, duan edhe garanci që s’do të zëvendësohen nga AI

Aktorët e Hollywoodit janë bashkuar në grevën e skenaristëve, duke shënuar mbylljen më të madhe të industrisë për më shumë se 60 vjet

Mesnatën e mbrëmshme rreth 160 mijë performues e ndërprenë punën në Los Anxhelos, duke ndalur shumicën e prodhimeve filmike dhe televizive në SHBA.

“Screen Actors Guild” (SAG - Shoqëria e Aktorëve të Ekranit ) dëshiron që gjigandët televizivë të bien dakord për një ndarje më të drejtë të fitimeve dhe kushte më të mira të punës. Ata gjithashtu po kërkojnë garanci që inteligjenca artificiale (AI) nuk do të përdoret për t’i zëvendësuar aktorët, shkruan BBC.

Ndërsa greva është duke vazhduar, aktorët nuk mund të shfaqen në filma apo edhe të promovojnë filmat që tashmë i kanë realizuar.

Si rezultat i grevës, yjet Cillian Murphy, Matt Damon dhe Emily Blunt lanë premierën e “Oppenheimer” të Christopher Nolan në Londër të enjten mbrëma.

Regjisori i filmit, Christofer Nolan, i tha audiencës së kinemasë se ai i mbështet aktorët në luftën e tyre.

Edhe Hollywoodi mund të përballet edhe me një tjetër grevë Showbiz Hollywoodi mund të përballet edhe me një tjetër grevë

Disa aktorë shkruan në Instagram duke shprehur mbështetjen e tyre për grevën, duke përfshirë yllin e “Better Call Saul” Bob Odenkirk, “Sex and the City” Cynthia Nixon dhe veteranin e Hollywoodit Jamie Lee Curtis.

Protesta do të fillojë në mëngjes jashtë selisë qendrore të Netflixit në Kaliforni, përpara se të kalojë para selive të Paramount, Warner Bros dhe Disney.

Për t’i adresuar shqetësimet lidhur me përdorimin e AI, Aleanca e Prodhuesve të Filmit dhe Televizionit (AMPTP), tha se kishte rënë dakord për një “propozim novator” që do të mbronte aktorët dhe do të kërkonte pëlqimin e tyre kur kopjet digjitale përdoren në shfaqje ose bëhen ndryshime.

Por sindikata e kundërshtoi ofertën. Drejtori ekzekutiv kombëtar i SAG dhe kryenegociatori, Duncan Crabtree-Ireland, tha se kjo ishte e papranueshme.

"Nëse mendoni se ky është një propozim novator, ju sugjeroj të mendoni përsëri”, tha ai

Për filmat në prodhim, greva do të thotë se një pjesë e madhe e punës do të bëhet e pamundur. Edhe në rastet kur xhirimet tashmë kanë përfunduar, aktorët do të jenë të padisponueshëm për ri-xhirimet dhe elementë të tjerë thelbësorë të procesit të prodhimit të filmit.

Shfaqjet televizive që janë ende duke u filmuar do të duhet gjithashtu të ndalen, edhe pse në disa raste mund të arrihen marrëveshje anësore midis interpretuesve dhe producentëve për të lejuar vazhdimin e punës.

Edhe Grevës së aktorëve po i vjen fundi, por jo edhe problemeve të Hollywoodit Showbiz Grevës së aktorëve po i vjen fundi, por jo edhe problemeve të Hollywoodit

Yjet më të mirë të Hollywoodit nuk do të jenë në gjendje të ndjekin veprimtaritë për të promovuar shfaqje të reja në të ardhmen. Ngjarjet duke përfshirë Emmys dhe Comic-Con mund të riprogramohen.

Përgatiti: Vita Abrashi -Kajtazi