Pasi një vit më parë aktorët dhe skenaristët u futën në grevë për paga më të mira e kundër përdorimit të inteligjencës artificiale, industria muzikore e Hollywoodit është duke u marrë me negociata të reja, raporton “CNN”.
Muzikantët, sikur aktorët e skenaristët janë kundër përdorimit të IA-së.
Federata Amerikane e Muzikantëve (FAM), që përfaqëson muzikantët në industrinë e argëtimit, ka filluar sot (e hënë) negocimin e kontratave, me Alliance of Motion Picture and Television Producers që përfaqëson rreth 350 televizione amerikane dhe kompani të prodhimit të filmave.
CNN raporton se FAM ka kërkesat e përafërta me grevën e aktorëve e skenaristëve, pasi që muzikantët po dëshirojnë të mbrohen nga përdorimi i IA-së, të kenë sigurime shëndetësore më të mira, kushte më të mira të punës si dhe pagesë për transmetim të punës së tyre.
“Bashkësia do të jetë e gatshme të bëj çfarëdo që duhet bërë, që ti kemi të drejtat që kërkojmë, në mënyrë që ti bëjmë më të mira jetët e muzikantëve”, ka thënë për CNN, kryenegociatori i muzikantëve, Tino Gagliardi.
Ai gjithashtu ka përmendur se muzika është ajo që u jep shpirtin domethënës filmave e emisioneve, prandaj këta punëtorë duhen të trajtohen mirë dhe dëshirojnë që kontratat të jenë në përputhje me punën që bëjnë.
-
Afër marrëveshja për ndërprerje të grevës në Hollywood
-
Yjet e Hollywudit në grevë për paga, duan edhe garanci që s’do të zëvendësohen nga AI
-
Qindra yje bashkohen kundër inteligjencës artificiale
-
Përfundon greva në Hollywood, aktorët i gëzohen lajmit
-
Emisionet e orëve të vona rikthehen pas përfundimit të grevës në Hollywood