Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Goulding dhe Harris po e realizojnë bashkëpunimin e tyre të tretë

Këngëtarja britanike, Ellie Goulding, është gati ta realizojë bashkëpunimin e saj të tretë me DJ dhe producentin e famshëm skocez, Calvin Harris.

Projekti i ri i dyshes vjen pas bashkëpunimeve të kaluara, “Need Your Love”, këngë kjo e lansuar në vitin 2013 dhe “Outside”, e cila erdhi për publikun një vit më vonë.

Përmes një postimi në Instagran, Goulding bëri të ditur: “Jemi rikthyer në studio. Është koha për bashkëpunimin e tretë me radhë, në trilogjinë e mrekullueshme të këngëve tona”.

Në fillim të javës së kaluar, ylli i hitit “Easy Love” e zbuloi lajmin se albumi i saj i pestë i incizuar në studio, “Higher Than Heaven”, fillimisht i planifikuar të publikohej më 3 shkurt, është shtyrë për një datë të mëvonshme.

“Për adhuruesit e mi të jashtëzakonshëm, më vjen keq t’iu informoj se po e shtyjmë datën e lansimit të albumit ‘Higher Than Heaven’ për datën 24 mars. E di që të gjithë keni qenë kaq të durueshëm me mua, por ne i kemi pasur disa mundësi emocionuese prapa skenave të cilat mezi pres t’i ndaj me ju në kohën e duhur”, deklaroi Goulding përmes një postimi në Twitter.

Megjithëkëtë, Ellie i ngacmoi fansat duke bërë të ditur që së shpejti lansohet kënga e re me titull, “Like a Saviour”.

Edhe Ellie Goulding e vonon lansimin e albumit “Higher Than Heaven” Showbiz Ellie Goulding e vonon lansimin e albumit “Higher Than Heaven”

Në albumin e ri, këngëtarja 36-vjeçare thotë se i ka anashkaluar baladat për të cilat pëlqehej nga një numër i madh i publikut. Hitet e saj më të njohura të dashurisë janë, “Still Falling For You”, që ishte kolonë zanore e filmit “Bridget Jones's Baby” dhe “Love Me Like You Do” nga filmi “Fifty Shades of Grey”.

Ndërkohë, adhuruesit e Gouldingut tashmë mund t’i dëgjojnë tri këngët të cilat e shoqërojnë lansimin e albumit “Higher Than Heaven” më 24 mars, si, “Easy Lover” që vjen në bashkëpunim me reperin Big Sean, “All By Myself” dhe “Let It Die”.