Showbiz

Ellie Goulding foli për sfidat pas lindjes së djalit

Këngëtarja e njohur britanike, Ellie Goulding, nuk mendonte se do të kishte një karrierë për t’iu rikthyer, nëse nuk do të kthehej në punë menjëherë pas lindjes së djalit të saj.

Krijuesja e hitit “Easy Lover” pranon se kthimi në studio muzikore vetëm tre javë pasi erdhi në jetë, Arthur, fëmija i saj i parë me bashkëshortin Caspar Jopling, ishte veprim i ngutshëm por i domosdoshëm për të.

“Kur e linda Arthurin u ktheva menjëherë në studio. Ishte një veprim i ngutshëm dhe ndodhi shumë shpejtë. Po i shikoja disa fotografi që m’i pati dërguar gjyshja e tij e cila po më thoshte se djalit po i mungonte prezenca ime. Arthur ishte vetëm tre javësh kur unë vendosa të kthehesha në studio për t’i incizuar këngët e reja. Kur e mendoj se sa i vogël ishte, nuk më besohet që e lashë foshnjën time për të shkuar në punë, por atëkohë kisha kaluar në modalitetin e mbijetesës. Unë mendoj se ne të gjithë vijmë në një pikë ku mendojmë se ka ardhur koha t’i kthehemi realitetit dhe normalitetit”, tha ylli i muzikës pop tha për gazetën “Daily Star”.

36-vjeçarja po ashtu tregoi për një bashkëpunim të ardhshëm me DJ e njohur skocez, Calvin Harris, që do të publikohet së shpejti.

“Jam shumë e sigurt se ai dëshiron ta lansojë këngën tonë të re sa më shpejtë që është e mundur, dhe jam e lumtur për këtë. Është kënaqësi t’i kthehem punës me të në studio. Ne e kemi një raport të mirë me njëri-tjetrin prandaj edhe e pamë të arsyeshme të bashkëpunojmë sërish në muzikë. Kënga e ardhshme është tipike e stilit tonë, por vjen edhe me disa ndryshime dhe nuk besoj se do të jetë diçka që publiku e ka pritur nga ne”.

Projekti i ri i dyshes vjen pas bashkëpunimeve të kaluara, “Need Your Love”, këngë kjo e lansuar në vitin 2013 dhe “Outside”, e cila erdhi për publikun një vit më vonë.

Ellie po ashtu pritet që më 24 mars të këtij viti ta lansojë albumin e pestë të incizuar në studio, “Higher Than Heaven”.