Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ellie Goulding e vonon lansimin e albumit “Higher Than Heaven”

Kantautorja e njohur britanike, Ellie Goulding, ka hasur një problem në lidhje me planet e saj për publikimin e albumit.

Të martën (10 janar), këngëtarja e zbuloi lajmin se albumi i saj i ardhshëm, “Higher Than Heaven”, fillimisht i planifikuar të publikohej më 3 shkurt, tani është shtyrë për një datë të mëvonshme.

“Për adhuruesit e mi të jashtëzakonshëm, më vjen keq t’iu informoj se po e shtyjmë datën e lansimit të albumit ‘Higher Than Heaven’ për datën 24 mars. E di që të gjithë keni qenë kaq të durueshëm me mua, por ne i kemi pasur disa mundësi emocionuese prapa skenave të cilat mezi pres t’i ndaj me ju në kohën e duhur”, deklaroi Goulding përmes një postimi në Twitter.

Ylli i hitit “Lights” nuk e kishte parashikuar që të ndodhtë diçka sikur shtyrja e lansimit të albumit. Në një intervistë për “Billboard News” të publikuar në tetor të vitit të kaluar, Goulding dha përditësime rreth projektit “Higher Than Heaven”.

“Albumi ka përfunduar, edhe pse jam e sigurt se do të arrijë në datën e lansimit të tij diku në fillimit të vitit të ardhshëm, dhe pastaj do të fillojë të kem hezitime. Sepse gjithmonë mendoj se ka më shumë punë për t’u bërë. Megjithëkëtë, unë tashmë i kam disa këngë që i kam realizuar dhe do t’i publikojë gjatë këtij viti. Mendoj se publiku do t’i pëlqejë dhe shijojë ato shumë”, kishte deklaruar këngëtarja.

Ndërkohë, adhuruesit e Ellie Gouldingut tashmë mund t’i dëgjojnë tri këngët të cilat e shoqërojnë lansimin e albumit “Higher Than Heaven” më 24 mars, si “Easy Lover” që vjen në bashkëpunim me reperin Big Sean, “All By Myself” dhe “Let It Die”.