Ribashkimi i shumëpritur i aktorëve të serisë së suksesshme “Friends” është bërë të enjten mbrëma me gjashtë yjet që edhe një herë janë ulur së bashku në divanin që u shërbeu për dhjetë sezone.
Komedia në të cilën luajtën yjet si Jennifer Aniston, Courtney Cox, Lisa Kudrov, Davis Schwimer, Matthew Parry dhe Matt LeBlanc, është mirëpritur edhe nga kritikët që kanë thënë se stili ishte krejt i veçantë.
Gjatë “Friend: The Reunion”, ekipi i aktorëve ka lexuar skenarët e disa prej skenave më të mira të serisë, u intervistuan nga James Cordeni dhe u shëtitën nëpër sheshxhirimin e serisë.
Ajo që nuk kanë dashur të bëjnë aktorët dhe krijuesit e serisë, vlerëson Lesley Goldberg, redaktore e revistës “The Hollywood Reporter”, ishin episodet e reja të serisë.
“Krejt realizuesit, ata që i kam pyetur, thoshin të njëjtën gjë. Kush dëshiron të flasë për personazhet që duan ndarjen nga partnerët e tyre? Askush, nuk donte që aktorët të mblidheshin për një funeral”, ka thënë redaktorja Goldberg.
Ajo ka intervistuar edhe regjisorin e ribashkimit të aktorëve, Ben Winston.
Edhe
Jennifer Aniston zbulon se edhe yjet e mëdhenj kishin emocione kur luanin në “Friends”
Sipas redaktores, ai u kishte kërkuar atyre që të mos takoheshin para se të nisnin xhirimet.
“Ai u kërkoi që të mos hynin nëpër dhoma dhe të bisedonin me njëri-tjetrin, donin të xhironin reagimet e tyre kur ata do të hynin në sheshxhirim dhe kur do të takoheshin për herë të parë pas 17 vjetësh. Ata janë takuar vetëm një herë në një darkë që e shtroi Jennifer Anistoni në shtëpinë e saj. Por rikthimi dhe veprimet e tyre në skenë ishin shumë emocionale”, ka thënë Goldberg.