Aktorja e njohur 51-vjeçare, Jennifer Aniston, do të ribashkohet në ekranin televiziv me kolegët dhe miqtë e saj: Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc, Matthew Perry dhe David Schwimmer, për një shou special që do të realizohet nga “HBO Max” në fund të këtij viti. Dhe tani, ajo i ka siguruar fansat që ky do të jetë një ribashkim vërtetë argëtues, transmeton Koha.
Aniston, e cila në serinë e famshme televizive “Friends” e ka portretizuar Rachel Greenin, dhe kolegët e saj, ishin dashur të ribashkohen në maj të këtij viti por për shkak të pandemisë së koronavisurit, xhirimet e shout special janë shtyrë. Tani, aktorët e famshëm të Hollywoodit shpresojnë të rikthehet në studio për të xhiruar, në muajin gusht.
Duke folur për revistën “Variety”, Jennifer Aniston dhe Lisa Kudrow, e cila në seri e ka portretizuar Phoebe Buffayn, thanë: “Mendojmë se do të jetë një shou shumë argëtues, sigurisht nëse ndonjëherë vjen koha të largohemi nga karantina dhe t’i kthehemi punës për shoun tonë ribashkues. E vërteta është se ne nuk dimë shumë gjëra rreth këtij projekti dhe qëllimi është që edhe ne të befasohemi me disa detaje.”
Derisa dyshja e aktoreve nuk pranoi të tregojë detaje shtesë rreth shout apo ta zbulojë ndonjë sekret për këtë ribashkim, ato thanë se nuk do t’i përsërisin rolet e tyre ikonike. Në fakt, ky projekt special do të fokusohet në gjashtë aktorët yje, teksa e rikujtojnë kohën e tyre në serinë ikonike.
“E dimë që shou nuk përmban skenar. Unë nuk do të jem Rachel, edhe pse në njëfarë mënyre unë jam ajo. Në fakt, secili prej nesh përmban nga një fragment të personazheve tona në seri,” përfundoi tutje Aniston.
Komentet e aktoreve vijnë pak kohë pasi, Martha Kauffman, e cila e ka bashkëshkruar serinë “Friends”, e zbuloi se xhirimet e ribashkimit të kastës së aktorëve të shout të famshëm televiziv, do të zënë vend në muajin gusht të këtij viti.
Edhe
Jennifer Aniston shuan shpresat për një ribashkim të kastit “Friends”
{gallery}