Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Një nga aktorët e “Friends” nuk ishte i interesuar të ishte pjesë e xhirimeve

friends

Muajin e kaluar seritë e famshme “Friends” u rikthyen për një episod special pas disa vitesh që kur seritë përfunduan.

Miliona admirues të serialit mezi e pritën dhe ishën të lumtur për rikthimin, por duket se një aktor mysafir nuk ishte kaq i kënaqur të punonte gjatë xhirimeve, sipas Jennifer Aniston.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në një paraqitje televizive, Aniston ka thënë se ka qenë një aktor i cili ishte i ftuar për rol të shkurt por që gjatë xhirimeve u pa i painteresuar të ishte pjesë e “Friends”.

“Qesharake është se ai burrë kërkoi falje për sjelljen e tij vite më pas dhe tha se ‘isha shumë nervoz dhe nuk kisha sjelljen më të mirë të mundshme’”, i tha Aniston revistës People.

Por, ajo nuk ka dhënë emër se kush ka qenë ky aktor, vetëm shtoi se gjatë xhirimeve sjelljet e tij nuk ishin të përshtatshme për atmosferën që aktorët kryesorë dhe stafi kishte krijuar mes vete.