Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Fansat e “Friends” vërejnë episodin që zëvendësoi aktoren Jennifer Aniston

jennifer aniston

Fansat e serialit “Friends” kanë vërejtur një episod ku është zëvendësuar Jennifer Aniston, më shumë se dy dekada pasi është transmetuar për herë të parë.

Seriali i famshëm pati nisur nga viti 1994 deri në vitin 2004 dhe shfaqte gjashtë miq – të luajtur nga Jennifer Aniston, David Schwimmer, Courtney Cox, Lisa Kudrow, Matthew Perry dhe Mat LeBlanc.

Megjithatë, këtë javë një fans i serive vërejti se në episodin 15 të sezonit të nëntë, “The One With The Mugging”, karakteri i Anistonit duket se është zëvendësuar në një skenë.

Në atë episod, Racheli vrapon në apartamentin e Monicas për t’i treguar Joeyt se ka marrë një rol me një aktor të famshëm.

Kur kamera kthehet kah Joey, një tjetër aktore paraqitet në vendin e Anistonit, duke bërë që fansat të mendojnë se karakteri i panjohur është zëvendësuesja e Anistonit.