Showbiz

Dukesha e Yorkut, Sarah Ferguson është diagnostikuar me kancer të lëkurës

Dukesha e Yorkut, Sarah Ferguson, është diagnostikuar me kancer të lëkurës, raporton agjencia e lajmeve “AP”.

Sëmundja u zbulua pasi doktorët analizuan disa nishane të saj, pasi ajo u trajtua për kancer të gjirit.

“Pas diagnostikimit me kancer të hershëm të gjirit gjatë verës, Sarah, Dukesha e Yorkut, tani u diagnostikua me kancer të lëkurës”, ka thënë një zëdhënës i saj.

Ferguson ndodhet në shtëpi pranë familjes, e zëdhënësi tha se ajo është në disponim të mirë.

“Dukesha dëshiron ta falënderojë të gjithë personelin mjekësor që e mbështeti, sidomos dermatologun që tregoi vigjilencë duke zbuluar sëmundjen”, ka thënë zëdhënësi.

Ferguson është ish-bashkëshortja e princit Andrew, vëllait të mbretit Charles.
 

Çifti, që janë martuar në korrik vitin 1986, kanë dy fëmijë, princeshën Beatrice dhe princeshën Eugenie.

Çifti u divorcua zyrtarisht në vitin 1996, por ruan ende raporte të mira.

Ferguson i kishte dalë në mbrojtje publikisht figurës së ish-bashkëshortit, Andrew, pasi ai është akuzuar për shoqërim me biznesmenin e akuzuar për pedofili, abuzim seksual dhe trafikim me qenia njerëzore, Jeffrey Epstein. Epstein kreu vetëvrasje në burg.

Ferguson pati thënë se është keqkuptim marrëdhënia e Andrewsit me Eptesinin, ndërkohë që Andrew i pati mohuar akuzat.

Pas shumë dekadash, Krishtlindjen e fundit, Ferguson e festoi duke ju bashkuar mbledhjes se familjes mbretërore për këtë festë, në kishën Sandringham.