Këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa tregoi për fansat e saj se është lumturuar për marrjen e shtetësisë së Kosovës.
“Mora shtetësinë e Kosovës mbrëmjen e kaluar dhe pastaj festova fort në Sunny Hill Festival mbrëmjen tjetër. E dua jetën” u shpreh ajo në Facebook, raporton KosovaPress.
Bashkangjitur në postimin e saj ishin edhe fotografi të ndryshme nga dy ditët e para të festivalit Sunny Hill, ku në një nga to ajo shihet edhe me të dashurin e saj.
Lipa ka marrë shtetësinë e Kosovës në një ceremoni që organizoi presidentja Vjosa Osmani.
Ajo tha se ishte një “nder” t'i jepej shtetësia Lipës, duke e cilësuar atë si “një nga figurat më ikonike kulturore në historinë e vendit tonë”.
Dua Lipa gjendet aktualisht në Prishtinë për festivalin tre-ditor, i cili përfundon sot.