Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dua Lipa përuron shkollën e gjuhës shqipe në Texas

Këngëtarja me prejardhje kosovare dhe famë botërore, Dua Lipa, ishte e pranishme në hapjen e shkollës së parë të gjuhës shqipe në Texas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ylli i muzikës pop, përmes postimit të disa fotorafive nga kjo ngjarje në llogarinë e saj në Instagram.

Duket se me këtë rast, Lipa e dha një fjalim para të pranishmëve në mesin e së cilëve kishte edhe fëmijë shqiptarë. Sipas këngëtares, kjo qendër e promovon kulturën, artin dhe muzikën shqiptare, derisa ofron orë mësimi të gjuhësh shqipe për fëmijët e moshave 5 deri në 15 vjeç.

Dua Lipa aktualisht është shumë e angazhuar me turneun “Future Nostalgia Tour”, i cili po del të jetë mjaft i suksesshëm pasi në secilin koncert të organizuar në kuadër të tij, janë shitur të gjitha biletat.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm