Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dua Lipa viziton shkollën ku vijonte mësimet si e vogël

Këngëtarja, me famë botërore, me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka shkuar në vizitë në shkollën ku ajo vijonte mësimet si e vogël, raporton Billboard.

Në një video shumë të pëlqyer nga fansat, të cilën e ka publikuar BBC të premten, më 8 mars, artistja Lipa, bëri një ‘udhëtim në kohë’ duke vizituar shkollën e saj të fëmijërisë në Londër, të Britanisë, ku u takua me një nga mësuesit e saj.

Para së të hynte në klasën ku takoi fëmijët e emocionuar e të befasuar nga prezenca e saj, ajo tregoi se ka kujtime nga kjo shkollë, ani pse kanë kaluar 20 vjet.

“Doja shumë të luaja në rolin kryesor të dramave që organizonte shkolla. Nuk e mora asnjëherë atë rol, por e doja shumë”, ka thënë Lipa.

Ajo hyri pastaj të bënte një ri-audicon për rolin.

Edhe Dua Lipa tregon planet për festivalin “Glastonbury” Showbiz Dua Lipa tregon planet për festivalin “Glastonbury”

Para se t’i përshëndeste nxënësit e shkollës, Lipa këndoi disa vargje të këngës së saj të famshme “Dance The Night” nga filmi “Barbie”.