Showbiz

Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës

Katy Perry

Këngëtarja me famë botërore, Katy Perry, ditë më parë, në një nga koncertet e saja që po i mban në kuadër të turneut të ri, ka bërë një koment me shaka duke përmendur shqiptaren me famë botërore, yllin Dua Lipa, ka raportuar USA Today.

Perry, ka thënë se nuk është Dua Lipa gjatë një koncerti në turneun e saj "Lifetimes Tour" në Filadelfia më 9 gusht 2025, si një shaka me humor vetë-ironizues. 

“Ata që janë 8 vjeç e më poshtë... unë nuk jam Dua Lipa. Unë jam tezja e Dua Lipës, Katy Perry", ka thënë Perry duke iu drejtuar audiencës, sidomos adhuresve më të rinj.

Ky koment u bë për të nxjerrë në pah dallimin mes saj dhe Lipës, një këngëtare më e re dhe e njohur për audiencë më të re. 

Perry e përdori humorin për t'u lidhur me audiencën, duke pranuar me shaka dallimet në moshë dhe stil, ndërsa gjithashtu tregoi ngrohtësi dhe vetëdijësim për bazën e saj të adhuruesve.

Sipas raportimit te mediave Perry e bëri komentin për t'jua kujtuar adhuruesve se që nga turneu paraprak ajo tashmë është bërë nënë.

Baza e adhuruesve te Perryt përbëhet nga adoleshentët, e njëjta grupmoshë që dy dekada më parë shkonte në koncertet e saj me veshë maceje.

Video: