Dua Lipa e Rita Ora janë në mesin e 20 këngëtareve femra më të dëgjuara të shekullit 21 në Britani të Madhe, sipas listës së përpiluar nga kompania e licencimit të muzikës, PPL.
Derisa Dua është renditur e 14-ta në këtë listë, Rita Ora është renditur e 19-ta.
Sipas listës, Dua ka lënë pas këngëtaret e mëdha si Christinas Aguilera, Ellie Goulding e Ariana Grande, ndërkaq Rita ka lënë pas vetëm Ariana Granden në top 20-shen.
PPL-i e ka ranguar këngëtaren amerikane Pink si më e dëgjuara ne shekullin 21, në Britani të Madhe.
Në rangimin e PPL-së, Madonna është radhitur e dyta, ndërkaq në vendin e tretë është Katy Perry. Rihanna është në vendin e katërt, ndërkaq Lady Gaga në vendin e pestë.
Grafiku i PPL-së shënon fillimin e festimeve përpara edicionit të katërt të Ditës Kombëtare të Albumit, që mbahet më 16 tetor.
-
Pink, këngëtarja më e dëgjuar e shekullit 21 në Britani të Madhe
-
Ku qëndrojnë në “Spotify”, Dua e Rita?
-
Këngët më të dëgjuara më 2022 sipas Billboard – Dua Lipa e katërta, lë pas edhe Adelen
-
Dua Lipa me çmim të rëndësishëm në Brit Awards 2022
-
Yjet e rekordeve më 2021: Dua Lipa, Ariana Grande, Cristiano Ronaldo, Lisa...