Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dua Lipa me çmim të rëndësishëm në Brit Awards 2022

Foto: AP/Associated Press

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka qenë në mesin e artistëve që ka marrë çmim në BRIT Awards.

Lipa mori çmimin si artistja më e mirë e muzikës Pop/RnB. Është çmimi i gjashtë për të i BRIT Awards.

Lipa ka shkruar në Twitter më pas, duke shprehur falënderim.

“Faleminderit për të gjithë që votuan! Edhe pse do të donim të gjithë të ishim në Londër për të festuar me ju kështu – kemi qenë duke bërë prova për ta sjellë një shfaqje mahnitëse për ju”, shkroi ai.

Adele po ashtu mori një çmim, atë të këngës së vitit me “Easy On Me” dhe atë të artistet së vitit. Kur ajo dha fjalimin tha se nuk e besonte që kishte fituar me një baladë kur kishte shumë këngë.