Dua Lipa, Ariana Grande, Cristiano Ronaldo, Rose e të tjerë, janë në mesin e emrave të yjeve që renditen si thyes rekordesh në vitin 2021.
Dua Lipa – Sipas matjeve, ajo është më e popullarizuar se çdo muzikant tjetër dhe ka numrin më të lartë në muaj të dëgjuesve në Spotify. Ajo theu rekordin për shitjen më të madhe të biletave për një koncert direkt nga interneti.
Ariana Grande - Pesë nga këngët e saj solo nga albumi “Positions”, kaluan në top listë duke vënë rekord që shumica e tyre të mbanin vendin e parë në listën e “Billboard Hot 100”. Fansat e saj kudo në botë i kanë dhënë asaj edhe një rekord tjetër, atë në rrjete sociale. Grande është muzikantja më e ndjekur në Instagram.
Cristiano Ronaldo - Në shtator, Ronaldo theu rekordin si golashënuesi më i mirë në ndeshjet ndërkombëtare. Për vendin e tij, ai ka shënuar më së shumti gola se lojtarët e tjerë.
Taylor Swift – I shtoi katër rekorde të tjerë në koleksionin e saj këtë vit. Në mars, fitoi çmimin Grammy për albumin e vitit dhe me të Swift u bë këngëtarja që ka fituar më së shumti çmime Grammy për albumin më të mirë. Ajo mbajti rekordin edhe për këngët më të dëgjuara në top listën e 100 këngëve.
Beyonce – Në Grammy këngëtarja fitoi për performancën më të mirë R&B dhe videomuzikën më të mirë, duke thyer rekordin për artisten më të shpërblyer me Grammy.
BTS – Me mbështetjen e fansave, grupi i muzikës K-pop theu shumë rekorde gjatë 2021-s. Llogaria e tij ka më së shumti komunikim/mesazhe/postime në Twitter, me çka vunë rekord jo një por katër herë. Në maj, vulosën rekordin me këngën “Butter” për shikueshmërinë më të lartë në YouTube dhe në Spotify për 24 orët e para.
Edhe
Ku qëndrojnë në “Spotify”, Dua e Rita?
Rose – Më 2021 këngëtarja e grupit muzikor K-pop “Blackpink”, Rose, publikoi këngën solo e cila u ngrit në krye të listës së Billboard duke u bërë e para artiste në numrin një të listës globale të muzikës. Në Youtube theu rekordin e shikueshmërisë për 24 orë sa u përket artistëve të muzikës K-pop.
Lisa – Anëtarja tjetër e “Blackpink” me këngën solo theu po atë rekord në Youtube duke arritur 73.6 milionë shikime për 24 orë.
Emra të tjerë që mbetën në historinë e rekordeve janë, Randy Orton, këngëtarja Billie Eilish, Moon Tae-il, Eilliam Shatner, Louis Tomlinson, Jay Z.