Showbiz

Këngëtarja misterioze me miliona klikime mund të mos jetë reale

sienna rose

Sienna Rose po bën bujë në Spotify, tre këngët e së cilës kanë hyrë në top 50-shen më virale. Balada “Into the Blue” është dëgjuar mbi 5 milionë herë.

Nëse vazhdon kështu, Rose mund të jetë ylli më i ri i vitit.

Por, ka një problem: të gjitha shenjat tregojnë se ajo nuk është reale.

Shërbimi i transmetimit “Deezer”, i cili ka zhvilluar platforma për të identifikuar muzikë të bërë me inteligjencë artificiale, i ka thënë BBC-së se shumë prej këngëve të saj identifikohen si të gjeneruara me kompjuter.

Rose nuk është në asnjë rrjet social, nuk është shfaqur kurrë, nuk ka video dhe ka publikuar një numër këngësh në një kohë shumë të shkurtër kohore.

Mes 28 shtatorit dhe 5 dhjetorit Rose ka publikuar 45 këngë, gjë që duket pak e pamundur për një artist njerëzor.

Disa dëgjues edhe e kanë identifikuar se Rose është e krijuar me inteligjencë artificiale, por ka nga artistë që e kanë shpërndarë ndoshta pa e ditur. Selena Gomez e ka përdorur njërën prej këngëve të Roses në një videon të saj që ka postuar.

Dëgjuesit e saj në përgjithësi thonë se u pëlqen ajo dhe se do donin të ishte reale.

“Deezer” ka thënë se 34% e këngëve që publikohen në shërbimin e vet – rreth 50,000 në ditë – janë të gjeneruara me inteligjencë artificiale.