Billboard ka publikuar listën e 200 këngëve më të dëgjuara të vitit 2022.
Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, është renditur e katërta në këtë listë, për këngën e saj në bashkëpunim me Elton John, të titulluar “Cold Heart”.
Dua ka lënë pas në këtë listë disa prej këngëtarëve më të kërkuar në botë, përfshirë Adele, Ed Sheeran, The Weeknd e Ariana Grande.
Sipas Billboard, kënga më e dëgjuar e vitit 2022 është “As it was” e këngëtarit Harry Styles. “Heat Waves” e Glas Animals është e dyta, ndërkaq, “Stay” e The Kid LAROI & Justin Bieber është e treta.
Kënga e Duas me Elton John ka arritur të futet në dhjetëshen e këngëve më të dëgjuara edhe në listën e Apple Music.

Artikuj të ngjashëm
-
Apple Music sjell listën e hiteve më të dëgjuara të vitit, Dua Lipa pjesë e saj
-
Ku qëndrojnë në “Spotify”, Dua e Rita?
-
Adele dhe The Weeknd artistët me projektet më fitimprurëse të vitit 2021
-
Dua Lipa me çmim të rëndësishëm në Brit Awards 2022
-
Kënga e Dua Lipës, më e dëgjuara nëpër radiot e botës në vitin 2021