Këngëtarja me nam botëror, shqiptarja Dua Lipa ka ndarë me fansat se ku qëndron me shifra në platformën “Spotify”, pasi kjo e fundit publikoi statistikat vjetore të dëgjimeve për secilin artist.
Këngët e Lipas janë transmetuar 2.8 miliardë herë në mbarë botën. Ato u dëgjuan nga 211.1 milionë dëgjues për 195.5 milionë orë në 184 vende të botës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëto shifra kanë treguar suksesin e jashtëzakonshëm të shqiptares që vazhdimisht po kryeson top-listat botërore.
Kënga më e dëgjuar e Lipës në Spotify është “Don’t Start Noë” me 2.4 miliardë dëgjime deri më tani, përcjellë nga kënga që e ka në bashkëpunim me yllin Calvin Harris, “One kiss” me 2 miliardë dëgjime. E treta në listën e saj qëndron kënga “Neë Rules” me 1.9 miliardë dëgjime.

Edhe shqiptarja tjetër me famë botërore, që javën e shkuar erdhi të festojë ditëlindjen në Prishtinë, Rita Ora, publikoi suksesin e saj nga statistikat e “Spotify”.
Ajo pati gjithsej 453.9 milionë transmetime me 57.2 milionë dëgjues që e dëgjuan shqiptaren të këndonte për 21.3 milionë orë në total nëpër 184 vende të ndryshme të botës.
