Showbiz

Kush është shqiptari më i dëgjuar në “Spotify”

Deri më tani, këngëtari i njohur Noizy është artisti vendor më i dëgjuar në platformën “Spotify”.

Noizy ka publikuar vetë të dhënat, e sipas tyre, ai është transmetuar 158.9 milionë herë me 6.8 milionë njerëz që dëgjuan muzikën e tij për 7.2 milionë orë në 183 shtete të botës.

Image

“Jam më i dëgjuari sepse jam artist i ri. Hite sa krejt estrada”, ka shkruar Noizy në Instagram në fund të fotografisë me statistika të “Spotify”.

Pas Noizyt qëndron këngëtarja Dhurata Dora me 131.5 milionë transmetime, 7.5 milionë dëgjues në 5.5 milionë orë në 184 shtete të botës.

Këtë e ka bërë të ditur përmes Instagramit të saj pasi i falënderoi fansat kur publikoi statistikat nga “Spotify”. Dhurata është në përgatitje të projekteve të reja.

“New music is on the way and I can’t waiiiiiiitt” - (këngë e re po vjen e mezi po pres) - ka shkruar Dora.

Pastaj vjen këngëtarja Dafina Zeqiri e cila gjithashtu publikoi statistikat e saj nga kjo platformë.

“What a year” (çfarë viti), ka shkruar Dafina duke festuar suksesin e saj në Instagram.

Dafina u transmetua 79.1 milionë herë. Ka 2.8 milionë adhurues që e dëgjuan për 3.5 milionë orë nëpër 177 vende të botës.

Image
Foto-Ilustrim KOHA