Reperi kanadez Drake ka thyer rekord në platformën “Spotify”, duke u shpallur artisti më i dëgjuar i vitit 2026 brenda një dite të vetme, ka shkruar Variety.
Albumi i tij më i ri, “Iceman”, si dhe kënga hapëse “Make Them Cry”, u bënë albumi dhe kënga më e dëgjuar e vitit brenda vetëm 24 orëve, më 15 maj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Spotify” e ka konfirmuar lajmin përmes Instagramit.
“Më 15 maj, Drake u bë artisti më i dëgjuar në Spotify gjatë një dite të vetme në vitin 2026. ‘Iceman’ u bë albumi më i dëgjuar i vitit brenda një dite, ndërsa ‘Make Them Cry’ u bë kënga më e dëgjuar e vitit në një ditë të vetme deri më tani”, thuhet në postimin e platformës.
“Iceman” është albumi i nëntë i Drake dhe projekti i tij i parë solo që nga albumi “For All the Dogs”, i publikuar në vitin 2023.
Në tekstin emocional të këngës “Make Them Cry”, fituesi i pesë çmimeve “Grammy” zbulon se babai i tij, Dennis Graham, po lufton me kancerin.
“Babai im ka kancer tani, po përballemi me fazat e sëmundjes. Më beso kur them se ka shumë gjëra të tjera me të cilat do të preferoja të përballesha”, këndon ai.
Më pas, Drake, emri i vërtetë i të cilit është Aubrey Graham, flet edhe për prindërit e tij dhe kalimin e kohës.
“E di me siguri që prindërit e mi më shohin si një njeri që i ka kaluar sfidat. Kur i shikoj tani, shoh një çift që po plaket”, ka thënë ai.
Artisti pranon gjithashtu frikën dhe pasiguritë që ka për moshën.
“Jam gati të mbush 40 vjeç dhe po luftoj me plakjen. Po luftoj edhe me faktin që albumi ende nuk ka dalë dhe njerëzit tashmë po ankohen. Do të luftoj me labelat, me kompanitë e mëdha muzikore dhe me radiot derisa muzika ime të rikthehet sërish në qarkullim. Respekt për fansat e vërtetë që e dinin çfarë kisha ruajtur prej kohësh”, thotë ai në tekst.
Për promovimin e albumit, ekipi i Drake ka vendosur një instalaicon prej akulli në një parking në qendër të Torontos. Brenda saj ishte fshehur data e publikimit të albumit.
Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për ta shkrirë skulpturën prej akulli, pasi fansat janë munduar ta shkrinin me therëse flokësh e ta thyejnë me çekanë për të zbuluar datën e lansimit.
Ky veprim promocional erdhi pasi Drake deklaroi në një intervistë për Complex se ishte lodhur nga mënyrat tradicionale të promovimit të albumeve dhe kishte nevojë për një “sfidë” të re.