Reperi kanadez Drake ka bërë të pazakontën dhe ka publikuar tre albume përnjëherë: “Iceman”, “Habibti” dhe “Maid of Honour”. Në to marrin pjesë artistë si Future, Molly Santana, Sexyy Red, Loe Shimmy dhe 21 Savage, ndërsa produksioni vjen nga Ovrkast, Riot, Boi-1da, DJ Frisco954 e të tjerë.
Mirëpo, në mesin e tërë këtyre artistëve me famë botërore dallohet një artiste shqiptare, Qendresa.
Kënga e cila lindi si bashkëpunim mes Drake dhe Qendresës quhet “Slap The City” dhe është e treta me renditje në albumin “Habiti”, i cili ka 11 këngë në tërësi.
Këngëtarja me origjinë shqiptare e rritur në Londër ka mbi 900,000 dëgjues mujor në Spotify, ndërsa kënga e saj më e dëgjuar është “2 much”, me mbi 15 milionë streams.
Drake lanson tri albume dhe përmend “zënkën” me Kendrick Lamarin
Reperi me prejardhje kanadeze, Drake, ka lansuar tri projekte të reja muzikore, ndërkohë që bota e...-
Drake lanson tri albume dhe përmend “zënkën” me Kendrick Lamarin
-
Drake shfaqet në koncertin e Ella Langley në Arkansas
-
Drake bëhet artisti më i dëgjuar ne “Spotify” brenda një dite
-
Drake tregon datën e publikimit të albumit të ri
-
Kosovari i dënuar për vjedhje në bankë që paraqitet në videoklipin e Draket