Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Drake tregon datën e publikimit të albumit të ri

Drake

Drake

Foto: Associated Press

Këngëtari i njohur, Drake, ka njoftuar zyrtarisht datën e publikimit të albumit të tij të ri, “Iceman”, i cili do të dalë më 15 maj.

Pritja për këtë datë ishte e gjatë dhe e pazakontë, aq sa mund të krahasohet me “shikimin e akullit duke u shkrirë”, ka shkruar Variety.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo nuk është rastësi, pasi artisti e ktheu promovimin në një lojë kreative, ai fshehu datën e publikimit brenda blloqeve të akullit të vendosura në Toronto. Një platformë transmetuese e quajtur "Kishka" arriti të nxirrte një qese nga akulli dhe u drejtua për në shtëpinë e Drake, ku u zbulua data.

Më pas, Drake e konfirmoi vetë në rrjetet sociale se albumi do të publikohet më 15 maj.

Drake ka nisur ta paralajmërojë këtë projekt që nga viti 2024, kur përmendi personazhin me nofkën “Iceman”, të luajtur nga aktori Val Kilmer në filmin “Top Gun”. Pak më vonë, ai publikoi edhe një fotografi të një dosjeje me emrin “2.0 – Iceman”, që besohej se përmbante këngët e albumit.

Promovimi u bë më konkret në muajin korrik të vitit 2025, kur Drake ka publikuar në YouTube “Iceman Episode 1”, ku ka prezantuar disa këngë të reja, përfshirë “What Did I Miss?”.

Kjo këngë u publikua në platformat muzikore ditën tjetër. Ai ka vazhduar me dy transmetime të tjera, ku prezantoi këngë si “Which One” me Central Cee dhe “Dog House” me Julia Wolf dhe Yeat, të cilat gjithashtu u publikuan online.

“Iceman” është albumi i parë solo i Draket që nga “For All the Dogs” (2023), pas periudhës së shumëpërfolur të përplasjes së tij me reperin Kendrick Lamar.

Në muajin gusht të vitit 2024, ai ka publikuar një koleksion të madh me këngë të papublikuara, pamje nga studio dhe materiale nga prapaskenat, përfshirë këngët “It’s Up” me artistët Young Thug dhe 21 Savage, “Housekeeping Knows” me Latto dhe “Blue Green Red”.

Disa javë më vonë, ai ka publikuar edhe këngë të tjera si “Circadian Rhythm”, “SOD” dhe “No Face” me Playboi Carti përmes një llogarie alternative në Instagram.

Në shkurt 2025, Drake ka bashkëpunuar me PartyNextDoor për albumin “Some Sexy Songs 4 U”, nga i cili doli hiti “Nokia”. Një tjetër këngë nga ky projekt, “Somebody Loves Me” (që përkthehet “Dikush më do”), u nominua për çmim “Grammy” 2026 në kategorinë për performancën më të mirë melodike në rap.