Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Djali i Rihannas e pati të vështirë të mësohet se është “vëllai i madh”

Këngëtarja me famë botërore, Rihanna, ka treguar se djali i saj i madh, Rza, e ka pasur të vështirë të mësohet se tani është “vëllai i madh” pasi lindi djalin e dytë, Riotin, raporton “InStyle”.

“E pati të vështirë në fillim, por e do shumë vëllain e vogël”, ka thënë këngëtarja për “Entertainment Tonight”.

Ajo ka shtuar se Rza tani edhe po kujdeset për vëllain e vogël.

“Kur mendon se nuk po e shohim, ai vjen dhe e prek. Nëse bebja po qan, ai ia mban dorën. E lëndon e qara e bebes. Zgjohet në mëngjes duke thënë ‘bebja, bebja, bebja’. E do shumë. I mori pak kohë deri sa u mësua, por jam krenare me të”, ka thënë ylli.

Image

Ajo në fillim kishte menduar se më shumë do t’i shkonte të ishte nënë e vajzave.

Edhe Rihanna tregon për jetën pas lindjes së djalit Showbiz Rihanna tregon për jetën pas lindjes së djalit

“Të kesh një shtëpi me plot djem... Dikur mendoja se do të më shkonte më shumë të isha nënë e vajzave, por jam nënë e djemve. E dua këtë gjë, më pëlqen shumë”, ka vazhduar ajo.

Rza kishte lindur në muajin maj të vitit 2022. Kurse lajmin se ishte shtatzënë për herë të dytë, e bëri të ditur më herët gjatë këtij viti, derisa po performonte në skenën gjigante të “Superbowlit”.