Showbiz

Rihanna tregon se djemve të saj iu pëlqen muzika

Rihanna dhe djemtë e saj

Rihanna dhe djemtë e saj

Foto: Associated Press

Këngëtarja me famë botërore, Rihanna, ka treguar se të dy djemtë e saj e kanë trashëguar dashurinë që ajo ka për muzikën.

37 vjeçja, e cila po pret fëmijën e tretë, ka djalin 2 vjeç Riot dhe RZA tre vjeç, me reperin A$AP Rocky dhe ka thënë se atyre ju pëlqejnë instrumentet muzikore.

“Te dy e duan muzikën. I duan Instrumentet”, ka thënë ajo për E News.

@enews

Musical talents run in Rihanna and A$AP Rocky’s family. 🥹 #Smurfs

♬ original sound - E! News

Këngëtarja ka sugjeruar se influencuesi më i madh i muzikës për djemtë, është Rocky, pasi Riot ka treguar se po i pëlqen “Freestyle”.

Krijuesja e hitit “Work” ka thënë se i ka shijuar sfidat e të qenit nënë e djemve, por ka pranuar se gjithmonë ka dashur ta ketë një vajzë.

Ylli nuk e ka zbuluar ende gjininë e fëmijës që po pret, por ka konfirmuar se emri do t’i fillojë me shkronjën “R”.

“Është bërë tradita jonë tashmë”, ka thënë ajo.

Rihanna ka arritur sukses me brendin e saj të produkteve të bukurisë si dhe me atë të veshjeve të brendshme, ndërkohë që ka pauzuar nga muzika.

Ajo në vitin 2024 ka thënë se mëmësia ia ka ndryshuar krejtësisht këndvështrimin për stilin e modën.

“Më duket sikur kaloi më shumë kohë duke i kushtuar rëndësi veshjes së fëmijëve e pastaj them me vete ‘cila është veshja më komode që ta veshi kur jam me ta? Cilat veshje nuk do t'i përshtateshin lëkurës së tyre kur t'i mbaj në krah e të mbështesin trupin tek unë. Nënat nuk është se i kushtojnë rëndësi të madhe dukjes në jetën e përditshme”, pati thënë Rihanna në intervistën ekskluzive për Interview Magazine.